Gazeta Si – Risi nga Federata Shqiptare e Futbollit, që duket se ka vendosur të ndjekë modelin e federatave të tjera europiane. Më 27 janar FSHF do të organizojë një mbrëmje gala, ku do të kurorëzohen më të mirët e 2022-shit. Mbrëmja është konceptuar në formën e një spektakli, ku i pranishëm do jetë edhe kryeministri Rama, si dhe figuara të shquara të fushave të ndryshme.

Janë disa çmime individuale që do të jepen në këtë mbrëmje për protagonistët e vitit që lamë pas në futbollin e meshkujve dhe të femrave. Kandidatët nuk janë bërë të ditur publikisht. Fituesit, sipas njoftimit të FSHF-së, janë zgjedhur nga vetë protagonistët e futbollit shqiptar në një process të udhëhequr nga federata.
Një çmim të veçantë do të japë FSHF për Vllazninë e futbollit të femrave, që regjistroi suksesin historik të kualifikimit në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve. Ky event pritet të kthehet në një traditë në vazhdim.
Ja dhe çmimet që do të jepen më 27 janar:
Topi i Artë 2022
Topi i Artë 2022 (për vajza)
Këpuca e Artë 2022
Këpuca e Artë (për vajza 2022)
Trajneri i vitit 2022:
Talenti i vitit
Talentja e vitit
Arbitri i vitit, finalistët
Çmimi i FSHF: Vllaznia e vajzave, për arritjen e madhe të kualifikimit në 16 ekipet më të mira të UEFA Ëomen’s Champions League.
Formacioni e vitit
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.