Sociale

“Fan Noli” në Tiranë, një nxënës pozitiv, klasa mësim on line

Një nxënës në klasën e tetë të shkolës “Fan Noli” në Tiranë është testuar pozitiv ndaj COVID-19. Prandaj 16 nxënësit e klasës së tij, do të zhvillojnë mësimin online për dy javët në vazhdim.

Vendimi u mor pasi një prej nxënësve rezultoi i infektuar 3 ditë më parë me Covid-19. Shumica e prindërve të nxënësve të tjerë kanë kërkuar që mësimi të zhvillohej online për të shmangur infektimin e nxënësve të tjerë.

Prindërit kanë karantinuar fëmijët me dëshirën e tyre, por nuk kanë pranuar që ata të bëjnë tamponin.

Drejtoresha e shkollës “Fan Noli” është shprehur se asnjë nxënës i grupit apo mësues nuk ka shfaqur shenja të sëmundjes deri më sot dhe se mësimi do të vijojë normalisht përmes platformës Akademia.al.

Kjo është hera e parë që prej nisjes së vitit shkollor që një klasë zgjedh ta bëjë mësimin online për shkak të infektimit me Covid.

Megjithëse mes mësuesëve flitet mundësia e kthimit të mësimit on line për shkollat 9-vjeçare dhe gjimanzet. Vendimi merret nga grupi i ekspertëve për COVID-19, teksa Ministria e Arsimit po zhvillon trajnime për mësuesit për plastformat e mësimit on line.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë