Greqia, Qiproja dhe Turqia Perëndimore po përgatiten për nxehtësi ekstreme këtë fundjavë.
Në kryeqytetin grek të Athinës temperaturat pritet të arrijnë deri në 41 gradë Celsius që nesër.
Ministria e Kulturës ka urdhëruar administratorët e zonave arkeologjike si Akropoli të mbyllin përkohësisht atraksionet turistike të njohura për disa orë nëse bën shumë nxehtë.
Biletat e blera tashmë do të kthehen mbrapsht.
Shumë komuna në Greqi dhe Qipro mbajnë pavionët me ajër të kondicionuar të hapura për njerëzit që të kërkojnë strehim atje.
Punëtorëve u kërkohet të punojnë nga shtëpia nëse është e mundur, dhe punëdhënësit kanë kërkuar të lejojnë orë fleksibël për të ndihmuar njerëzit të shmangin vapën e mesditës.
Autoritetet thanë se vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet të moshuarve, të sëmurëve dhe fëmijëve të vegjël.
Gjithashtu, kafshët shtëpiake dhe endacakët nuk duhet të harrohen, pasi edhe atyre u duhet t’u sigurohet ujë i mjaftueshëm.
Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes Civile e Greqisë ka paralajmëruar se ka një rrezik të shtuar për zjarre në shkallë të gjerë, pasi vala e të nxehtit shoqërohet me një thatësirë të madhe dhe nga e hëna e në vazhdim priten erëra të forta në shumë pjesë të vendit. /ata
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.