Politike

Evis Kushi: Detyra si drejtuese e Arsimit, provimi më i vështirë

Evis Kushi, e sapoemëruar si Ministre e Arsimit, komenton në Facebook se kjo është detyra më e vështirë e jetës së saj.   

“Kur mora doktoraturën në Staffordshire University në Britaninë e Madhe, pas pesë vitesh studime e vajtje ardhje mes Elbasanit dhe Stoke-on-Trent mendova se provimet për mua mbaruan. Por paskam qenë aq gabim sa s'ka! Ky i tanishmi është një provim aq i vështirë sa nuk gjej fjalë ta shpreh! Uroj që të kem ndihmën tuaj dhe të kolegëve të mi të shumtë në botën universitare për t'ia dalë faqebardhë. Do bëj gjithçka mundem që të nderoj Elbasanin tim, Partinë Socialiste dhe kryeministrin tonë dhe që kur të kthehem një ditë në auditor të kem respektin e të gjithë kolegëve të mi për atë që do të jem si drejtuese e arsimit. Një pedagoge dhe qytetare në shërbim të përulur ndaj komunitetit të madh të dijedhënësve”, shkruan ajo.

Evis Kushi drejton PS-së e Elbasanit, është deputete e këtij qarku qysh prej vitit 2013 ndërsa nuk e fshehu faktin se ishte surprizuar për detyrën e re nga ana e kryeministrit Rama.

Deri të hënën paradite ajo ndodhej në takime elektorale në Elbasan, ndërsa vetëm mbasditen e asaj dite ajo u thirr në zyrën e Kryeministrit për të zëvendësuar Besa Shahinin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë