Sociale

Evakuohen banorët e dy fshatrave në Gjirokastër, rrezikohen banesat

Forcat e ushtrisë dhe policisë kanë evakuuar mbrëmjen e të martës më herët banorët e fshatit Arshi Lengo ndërsa pak orë më vonë janë evakuuar edhe banorët e fshatit Asim Zeneli në qarkun e Gjirokastrës.

Zjarri ka djegur kukorën e pishave duke rrezikuar banesat dhe lufta për shuarjen e flakëve vështirësohet akoma më shumë për shkak të errësirës.

Pasditen e të martës u shënua edhe viktima e parë nga zjarret në vend.

64-vjeçari Andrea Haxhiaj ndërroi jetë ndërsa bashkëshortja e tij mori djegie në trup, e cila u transportua me urgjencë drejt kryeqytetit. Gjatë betejës me flakët mbeti po ashtu i asfiksuar edhe ushtari Edlir Goxhaj, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës, nën kujdesin e mjekëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë