Komunitet

“Europe”, një dragua e VIP-a në dasmën hyjnore të Serxho Ramos

Banda e njohur suedeze e rokut, “Europe”, zëvendësoi “AC/DC” në dasmën madhështore të Serxho Ramos dhe Pilar Rubio, përpara 400 të ftuarve. Mes tyre ishin të pranishëm presidenti i Realit, Florentino Perez, "ministri" Butragenjo, si dhe shumë shokë dhe ish-shokë skuadre. Ovacione në stilin “Beatles” për Devid Bekham.

“Kam qenë në shumë dasma, por asnjë nuk ka qenë impresionuese si e imja”. Janë fjalët e Serxho Ramos, kapitenit të Realit, në skenën e montuar me mikrofonë të dyfishtë për të dhe bashkëshorten e tij Pilar Rubio jashtë katedrales së Seviljes, ku të shtunën, në "Las cinco de la tarde", çifti ka organizuar ceremoninë e dasmës. Janë bashkë prej 7 vitesh, kanë 3 fëmijë dhe janë çifti më simpatik i kryqëzimit futboll-spektakël. Ajo është një prezantuese televizioni me sy blu të mrekullueshëm dhe me sens humori.

Ramos dhe Pilar, duke shkuar në katedralen e Seviljes

Festë deri në mëngjes. Po, ishte një festë e gjatë. “AC/DC”, grupi i preferuar i Pilar, nuk mundi të ishte i pranishëm në këtë ceremoni. Vendin e tij e zuri një tjetër grup i njohur i muzikës rok, “Europe”, që sigurisht këndoi hitin më të njohur “The final countdown”. Në këtë moment, dy të sapomartuarit rrëshqitën mbi turmën e të ftuarve nga një dragua 100 metra i lartë. Festa zgjati deri në mëngjes, telefonat ishin të ndaluar dhe ishin lënë në garderobë, por nga fotot e pakta të vjedhura nga një prej të ftuarave, njëra është mjaft domethënëse: "xholi" Hoakin i ulur në gjendje të dehur në një makinë golfi, ndërsa dielli ndriçon në sfond.

Përballë katedrales së Seviljes nisi sfilata e të ftuarve. Par femrat ndalohej ngjyra e bardhë, e kuqe, rozë, portokalli dhe jeshile. Serxho mbërriti me nënën në katedrale, Pilar, e veshur nga libanezi Zuhair Murad, shoqërohej nga babai dhe mbante në dorë një tufë zambakësh të zinj. E pranishme ishte dhe një nga mitet e flamengos, Ninja Pastori, mikeshë e Ramosit, me të cilën këndoi këngën e Spanjës për Europianin e 2016-ës. Ajo këndoi “Ave Maria” në ceremoninë që zgjati 50 minuta, pastaj zona miks për çiftin dhe familjen Bekham, që u shoqërua nga të pranishmit me një përshëndetje-ulërimë të stilit “Beatles”. Një grup prej 50 gazetarësh dhe fotografësh ishin të akredituar. Pastaj me minibus drejt rezidencës së kapitenit të Realit, 20 minuta larg qytetit.

Devid dhe Viktoria Bekham

Të ftuarit janë pritur nga rojet e sigurisë dhe secili duhet të tregonte tatuazhin që vërtetonte ftesën, i detyruar për hyrjen në festën e madhe. Në ambientet e brendshme xhonglerë dhe prestigjatorë, një rrotë e madhe dhe shumë asortimente për t’u konsumuar. Pastaj skena ku performuan “Europe” dhe grupi i flamengos “Los Palacios”. Darka, që përfundoi rreth orës 2, ishte përgatitur nga kuzhinieri Dani Garsia: karavidhe, spageti, tartuf, hamburger të Kobes dhe shumë gatime të tjera të veçanta. Ata që ishin të pranishëm thanë se nuk kishte tortë. Disa “DJ” dhe bare të ndryshme për të gjithë ata që donin të qëndronin deri në mëngjes në një festë të ndaluar për minorenët, përfshirë edhe fëmijët e çiftit.

Ramos dhe Pilar

Ramos kishte ftuar gjithë grupin e Realit në dasmë, por shokët e ekipit ishin 8: Keilor Navas, Asensio, Lukas Vazkez, Modriç, Kovaçiç, Markos Lorente, Naço dhe Reguilon. Pastaj edhe kolegë të kombëtares spanjolle: Morata, Zhordi Alba, Buskets, Pepe Reina, Hoakin. Nuk mungonin drejtuesit Florentino Perez, Hoze Angel Sançez, Emilio Butragenjo, ish-ët e Realit Hierro, Mijatoviç, Roberto Karlos, Hulio Baptista dhe Devid Bekham, i cili u prit me më shumë ovacione bashkë me Viktorian, kur mbërriti në kishë. Të ftuar ishin edhe shumë personalitete të botës së spektaklit dhe televizionit.
Mungonin Iker Kasilas dhe Sara Karbonero, që nuk po kalojnë një moment të mirë. Zinedin dhe Veronik Zidan, që postuan një foto nga Bilbao, nuk ishin po ashtu, as Pike dhe Shakira. Shtypi spanjoll shkruan se Kristiano Ronaldo nuk ishte ftuar. Në listë ishte edhe Alehandro Sanz, këngëtari mik i çiftit, por ai ishte i angazhuar në një koncert në Madrid. Kënduan edhe të ftuarit, ndërsa nata po ia linte vendin ditës, që po ndriçonte "boda Galactica" të Serxhos dhe Pilarit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë