Ekonomi

Europa u përball me recesion në dimër

Eurozona pësoi recesion, ndonëse të butë, gjatë dimrit, pasi lufta e Rusisë në Ukrainë çoi në rritje çmimet e energjisë.

Të dhënat treguan se ekonomia e BE-së u tkurr me 0.1% midis janarit dhe marsit, duke përmendur rënien e tremujorit të katërt me të njëjtën madhësi, rënie e cila përfaqëson tkurrjen e parë gjashtëmujore, që nga pandemia Covid-19.

Analistët kishin vlerësuar se prodhimi ishte në stanjacion në fillim të vitit.

Rezultati është i papritur, pasi politikanët dhe zyrtarët e Bankës Qendrore Europiane, thanë në mënyrë të përsëritur se rënia mund të shmangej edhe kur inflacioni u rrit në nivelin më të lartë, që nga fillimi i përdorimit të euros.

Me rritjen e mundshme, që është rikthyer këtë tremujor, qeveritë do të vazhdojnë të heqin dorë nga mbështetja fiskale. BQE-ja gjithashtu nuk ka gjasa të ndryshojë rrugën, pasi i afrohet fundit të fushatës historike të rritjes së normave të interesit dhe e konsideron mposhtjen e inflacionit një parakusht, për një zgjerim të qëndrueshëm ekonomik.

Dobësia e Eurozonës në tremujorin e parë, u zvogëlua nga rënia në shpenzimet e qeverisë dhe familjeve, sipas Eurostat. Inventarët dhanë kontribut negativ, ndërsa tregtia mbështeti prodhimin.

Të dhënat ndjekin shifrat gjermane, që zbulojnë se ekonomia më e madhe e Europës, gjithashtu pësoi recesion në dimër, ashtu si Greqia dhe Irlanda, ndërsa Estonia nuk ka pasur rritje ekonomike, që nga fundi i 2021. Tre vende të tjera të Eurozonës – Lituania, Malta dhe Holanda – gjithashtu pësuan rënie tremujorin e parë.

Që atëherë, perspektiva është përmirësuar. Komisioni Europian rriti perspektivën për rajonin muajin e kaluar dhe tani parashikon se produkti i brendshëm bruto, do të rritet me 1.1% këtë vit dhe 1.6% në 2024.

Shenja pozitive ka edhe për inflacionin. Ndërsa fitimet e çmimeve mbeten trefishi i objektivit prej 2%, masat kryesore dhe ato themelore u tërhoqën më shumë se sa ishte parashikuar muajin e kaluar, ndërsa pritshmëritë e konsumatorëve janë gjithashtu të moderuara.

Kjo nuk do ta ndalojë BQE-në të rrisë normën e interesit të depozitave me një çerek pikë, në 3.5% javën e ardhshme. 

Burimi: Bloomberg/Përshtati Gazeta Si


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë