Ngjarje

Europa në valën e dytë të pandemisë. OBSH: Më shumë raste se në mars

Europa duket se ka hyrë zyrtarisht në valën e dytë të pandemisë. Paralajmërimi vjen nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, e cila thotë së rastet javore me koronavirus me Covid-19 janë tani më të larta se ato gjatë valës së parë së koronavirusit në mars.

"Ne kemi një situatë shumë serioze që po shpaloset para nesh," tha Dr Hans Kluge, drejtori rajonal i OBSH-së për Evropën. “Rastet javore tani i kanë tejkaluar ato që raportoheshin kur pandemia për arriti kulmin në Europë në mars”.

Javën e kaluar, brenda javës në kontinentin e vjetër u shënuan 300,000 raste, ndërsa në javën e fundit të marsit, kur pandemia arriti kulmin u shënuan 264,675 raste.

Paralajmërimi i OBSH-së vjen ndërkohë që numri global i rasteve të koronavirusit në të gjithë botën ka kaluar 30 milion. Universiteti Johns Hopkins njoftoi sot se rastet pozitive vazhduan të rriteshin, veçanërisht në Indi, ku kishte 96,424 raste të reja në 24 orët e fundit.

Pothuajse një milion njerëz kanë humbur jetën në të gjithë botën që nga fillimi i shpërthimit Covid-19 në Kinë vitin e kaluar. Më shumë se gjysma e vendeve evropiane kanë raportuar një rritje më të madhe se 10 për qind të rasteve të reja në dy javët e fundit. Ndërkohë, shtatë vende europiane thonë se rastet me koronavirus janë dyfishuar përgjatë dy javëve të fundit.

"Në pranverë dhe në fillim të verës, ne ishim në gjendje të shihnim ndikimin e masave të rrepta të bllokimit," tha Kluge. "Përpjekjet tona, sakrificat tona, duket se u shpërbylen. Në qershor rastet arritën një minimum prej të gjitha kohërave. Por rastet alarmante që kemi përgjatë shtatorit, megjithatë, duhet të shërbejnë si një thirrje zgjimi për të gjithë ne."

“Në Europë janë regjistruar 4,893,614 raste me Covid-19 dhe 226,524 viktima, por pandemia ka pasur gjithashtu ndikim në shëndetin tonë mendor, ekonomitë, jetesën dhe shoqëria ka qenë monumentale”, tha organizata.

"Lodhja është një përgjigje e pritshme dhe e natyrshme ndaj një krize të gjatë shëndetësore publike, e cila për të gjithë ka pasur pasoja të konsiderueshme për jetën e përditshme," tha Kluge.

Bullgaria, Republika Çeke, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, por edhe vendi yne po ashtu vërejnë shifra më të larta në gusht sesa më herët gjatë vitit.

Belgjika, Italia dhe Mbretëria e Bashkuar, ndër vendet më të prekura në Europë, po ashtu kanë parë një rritje të rasteve, por deri më tani të paktën, konsiderohen si shifra të pakrahasueshme me ato të marsit apo prillit.

Edhe Franca, Polonia, Holanda dhe Spanja po përballen me një valë të dytë dhe kanë filluar të marrin masa për ta frenuar.

Franca për shembull, deklaroi 10,561 raste të reja më 12 shtator, shifra më e lartë që kishte regjistruar ndonjëherë.

Por rritja e numrit të rasteve mund të jetë edhe si pasojë e rritjes së testimeve, pasi shumë vende nuk e kishin këtë kapacitet testimi më herët gjatë vitit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë