Shendet

Si të mësohemi që të jetojmë me Covid-19

Beteja kundër Covid-19 po hyn në një fazë të re dhe zgjedhja për shoqërinë është nëse do të jetojë me virusin apo të jetojë për të. Kjo fazë e re është specifikuar në katër zhvillime:

Shumë shtete kanë tejkaluar shpërthimin e Covid-19 pas izolimit, pasi mendohej që numri do të binte, por është e dukshme se pandemia po përkeqësohet. Këtë gjë e tregojnë edhe sondazhet e Gallup, një organizatë që kryen hulumtime.

Këto zhvillime krijojnë një atmosferë mundësie e sipas raporteve të fundit janë një mundësi për t'u larguar nga politikëbërja e nxitur nga frika e pandemisë. 

Ndërkohë politikat e zhvilluara nga frika dhe paniku kanë shkaktuar dëme të jashtëzakonshme në këmbim të përfitimeve që arriheshin me një kosto shumë më të ulët. Gjatë gjashtë muajve të fundit, ne kemi arritur të krijojmë konflikt të egër mbi shëndetin duke prishur zakonet shoqërore që prej lashtësisë, si përqafimet dhe puthjet me njerëzit të cilat  tashmë janë kritike për kohezionin shoqëror dhe mirëqenien personale në këtë kohë që po jetojmë. 

Qëllimi kolektiv i kësaj faze të re duhet të jetë shmangia e përsëritjes së gabimeve të së kaluarës. Kur u përballën në mars me zgjedhjen midis imponimit të izolimit për të fituar kohë për spitalet dhe për të rritur kapacitetin shëndetësor duke u injoruar kostot shoqërore dhe ekonimike, shumica e udhëheqësve politikë zgjodhën këtë të fundit. Kur u përballën në maj dhe qershor me zgjedhjen midis politikave përqafuese që balancuan parandalimin e Covid-19 dhe zhvillimin e aktiviteteve nën masa, duke nxitur mosbesimin e njerëzve shumë lider politikë zgjodhën këtë të fundit.  Tashmë kemi një tjetër mundësinë për të zgjedhur ndryshe.

Disa shenja tregojnë se institucionet duhet të largohen nga vendimmarrja e nxitur nga frika. Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve(CDC) lëshuan udhëzime muajin e kaluar se kontaktet e personave me Covid-19 "nuk kanë domosdoshmërisht" nevojë për testim nëse janë asimptomatike. Testimi i hershëm midis atyre të infektuar me virus mund të japë negativ i rremë dhe testimi i të rriturve dhe kontaktet e tyre është shumë më i vlefshëm sesa testimi i fëmijëve të shëndetshëm. CDC tani rekomandon fokusimin e testeve aty ku ka të ngjarë të japin përfitimet më të mëdha të shëndetit publik.

Është e qartë se testimi i kontakteve me rrezik të ulët është një aktivitet me vlerë të ulët.

Por kritikët e rekomandimit të ri të CDC pajtohen me besimin  me vetëdije apo jo, se të gjitha përpjekjet për të ndaluar transmetimin e Covid-19 janë të vlefshme, pa marrë parasysh se është përfitimi i vogël apo sa e lartë është kostoja. Njohja e shtuar e politikave të ndjeshme nga publiku dhe mbështetja shkencore e tyre do të na largojë nga vendimet shkatërruese të nxitura nga frika.

Ekziston gjithashtu një mundësi për të rishikuar vendimet në lidhje me shkollimin e bëra nga institucionet arsimore në çdo nivel.

Vendosja e përqendrimit disproporcional në transmetimin Covid-19 në popullata me rrezik të ulët çon në vendime jo të mençura që bëjnë më shumë dëm sesa dobi. Një investim më i mençur do të përqendrohej në mbrojtjen e popullatave të prekshme, përfshirë mësuesit e moshuar, anëtarët e familjes dhe punonjësit e shëndetësisë, duke kryer testimin dhe duke u pajisur me mjetet mbrojtëse personale tek ata dhe kontaktet e tyre të ngushta. Terapitë e hershme ambulatore për Covid-19 mund të parandalojnë gjithashtu sëmundje serioze në këto popullata, siç përshkruhet në një artikull të fundit të Revistës Amerikane të Mjekësisë.

Udhëzimet e karantinës së CDC-së për studentë të shëndetshëm, me rrezik të ulët duhet të rishikohen në dritën e efektit të madh që karantinat kanë në përvojën e tyre arsimore dhe mundësinë e karantinës së përhershme për studentët e ekspozuar nëse testimi kryhet shpesh.

E rëndësishme është e jetës të jetosh dhe të gjithë janë më mirë me politika që përqendrohen në mbrojtjen e popullatave më të prekshme. Kjo nuk kërkon prova të shpejta universale ose mandate pa mbarim. Kjo kërkon vetëm braktisjen e frikës, të qenit të ndjeshëm se kush duhet testuar dhe mbrojtur, e të zgjerohet  kapaciteti i trajtimit dhe terapive dhe zgjedhjen për të jetuar me virusin, në vend se të jetojë për të.

Burimi:The Wall Street Journal/Përktheu:Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë