Futboll

Europa League, Napoli provon për të pamundurën

Luhen mbrëmjen e kësaj të enjte aktet e dyta të fazës çerekfinale të Ligës së Europës. Pas emocioneve dhe surprizave që dhuruan ndeshjet në Ligën e Kampionëve, është radha për të përjetuar të njëjtën gjë edhe me kompeticionin e dytë më të rëndësishëm europian për klube. Do të janë katër përballje shumë interesante, teksa Napoli do të presë në shtëpi Arsenalin, në tentativë për të përmbysur atë humbje të parë në “Emirates Stadium”. Çelsi do të pres në “Stamford Bridge” Sllavian Pragës që udhëtojnë drejt Londrës pa shumë pretendime. Eintrahti do të ndeshet me Benfikën dhe Vilareali udhëton drejt Valencias.

Rezultati 2-0 është shumë i vështirë për t’u kthyer, por gjithsesi Napoli do të provojë të bëjë mrekullinë në “San Paolo”. Arsenali provoi në ndeshjen e parë që është ndjeshëm më lartë se të kaltrit e Ançelotit, që tani janë i vetmi ekip italian në kompeticionet europiane. Ashtu si në Londër edhe në këtë ndeshje kthimi me shumë mundësi mbrojtësi shqiptar Elseid Hysaj pritet ta nisë nga minuta e parë këtë sfidë.

Për Çelsin e Sarrit fitorja në ndeshjen e parë në Çeki e bën thjesht një formalitet sfidën e kthimit me Sllavian e Pragës. Gjithsesi ekipin çek ka provuar në disa raste që mund të jetë i rrezikshëm dhe fundja rezultati 1-0 nuk është dhe aq i thellë që të dorëzohen ende pa u nisur.

Spektakli i golave në “Da Luz” nuk besohet që të përsëritet sërish në përballjen e Eintrahtit të Frankfurtit me Benfikën, por e sigurt është që ka për të qenë lojë e bukur. 4-2 fitoi Benfika në ndeshjen e parë, por do të mjaftonte një humbje 2-0 dhe portugezët dalin jashtë Ligës së Europës.

E lehtë në letër paraqitet edhe ndeshja tjetër e kësaj mbrëmje mes dy spanjolleve, Vilareal dhe Valencia. 3-1 fitoi në takimin e parë Valencia dhe në këtë ndeshje të kthimit në shtëpi nuk pritet të ketë shumë probleme përballë një Vilareali që këtë sezon është i fokusuar që mos të bjerë nga La Liga.

 

Më Shumë