Futboll

Europa League me surpriza, befasojnë disa nga ekipet e mëdha

Nuk kanë munguar surprizat edhe në kompeticionin e dytë më të rëndësishëm të futbollit europian, Europa League. Në ndeshjet e para të fazës së 1/8-ve kemi pasur disa rezultate befasuese, si humbjet e Arsenalit dhe Benfikës, apo edhe barazimet e Interit dhe Seviljas. Ndërkohë Çelsi, Napoli, Valencia dhe Vilareali nuk kanë gabuar duke fituar ndeshjet e tyre të para të këtij raundi.

Për Interin parashikohej që të ishte e vështirë ndeshja me Eintrahtin e Frankfurtit dhe e tillë ka rezultuar. Zikaltërit janë bllokuar në një barazim të bardhë pa gola edhe pse e patën shansin që të shënonin me anë të penalltisë, por Brozoviç u tregua i pasaktë. Tashmë kualifikimi do të varet i gjithi nga rezultati në “San Siro”, ku Inter do të provojë gjithçka për gjithçka. I ndryshëm është diskutimi për ekipin tjetër Italian, Napolin që fitoi lehtë 3-0 përballë Salzburgut. Me Hysajn në fushë për 90’ minuta, ekipi i Ançelotit ka hedhur një hap të sigurt drejt kualifikimit janë raundin tjetër.

Edhe ekipet anlgeze janë paraqitur me dy fytyra në këtë mbrëmje. Çelsi ka fituar 3-0 në shtëpi përballë Dinamos së Kievit, duke hedhur një këmbë në raundin tjetër të Ligës së Europës. Ndërsa Arsenal është shokuar në Francë, duke u mposhtur 3-1 nga Rene. Po ka e papritur ka qenë edhe humbja e Benfikës në fushën e Dinamos së Zagrebit 1-0.
Sakaq për ekipet spanjollë vetëm Sevilja nuk ka mundur dot të fitojë, duke u ndalur në një barazim 2-2 në shtëpi me Slavian e Pragës, duke komplikuar çështjen e kalimit më tej. Valencia ka fituar me Kransnodarin 2-1 në shtëpinë e saj dhe kualifikimi është ende i hapur, ndërsa Vilarelai mundi në shtëpi Zentin 1-3, duke hedhur një hap të sigurt për në fazën tjetër.
Tabela e rezultateteve:


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë