Ne rrjet

Europa e meriton “divanin” e Erdoganit

Nga "Polito.Eu" - Vendimi i udhëheqësit turk Rexhep Tajip Erdogan për të anashkaluar ppresidenten e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, duke e ulur në divanin e dhomës së tij në Ankara javën e kaluar bashkoi Kontinentin në zemërim.

Mes dekorit luksoz të pallatit të Erdoganit, presidenti turk u pa duke qëndruar plot krenari pranë Charles Michel, presidenti i Këshillit të Europës, ndërkohë që Von der Leyen e pa e veshur me një xhaketë të kuqe dhe duart e kryqëzuara, në kundërshtim të heshtur. Pamjet e takimit tërbuan europianët, qofshin të majtë, të djathtë dhe apo të qendrës. Iratxe García Pérez, udhëheqëse e grupit Socialistë & Demokratë në Parlamentin Europian, e quajti trajtimin e Von der Leyen "të turpshëm". Kryeministri italian Mario Draghi, i njohur për temperamentin e fortë, nuk bëri asnjë përpjekje për të maskuar zemërimin e tij për “poshtërimin" e der der Leyen, duke krahasuar Erdogan të enjten me një "diktator".

Të gjitha për shkak të një divani?

Jo tamam.

Nëse vetë Europa do të ishte një “shtrat”, divani i Von Der Leyen përfaqëson diçka tjetër: pasigurinë, pakënaqësinë e rajonit dhe, mbi të gjitha, kompleksin e inferioritetit që ka pushtuar Turqinë. Përkundër perceptimit që mbizotëron në Europë, ky takim nuk kishte të bënte me mosrespektimin e grave, por me dëshirën e Erdogan për të treguar fuqinë. Bashkimi Europian përpiqet shumë të projektojë pushtetin përmes selive plot me shkëlqim dhe emërimit të presidentëve dhe komisionerëve. Ndërsa, për njerëzit me fuqi të vërtetë, si Erdoğan, pushtet është të vendosur europianët në vendin e tyre, në një divan, nëse është e nevojshme.

Angela Merkel nuk është “dëbuar” kurrë në divanin e Erdoganit. Pse? Sepse Erdogan e merr seriozisht atë dhe fuqinë e saj. Duke qenë se as Michel dhe as Von der Leyen (pavarësisht titujve të tyre) nuk kanë shumë fuqi, poshtërimi i tyre është edhe më joshës për dikë si Erdoğan.

Që nga incidenti, Michel dhe Von der Leyen kanë qenë shumë të zënë duke fajësuar njëri-tjetrin dhe ndihmësit e tyre për shkeljen e "protokollit". Rivaliteti në Bruksel midis Michel dhe Von der Leyen nuk është sekret.

Në përpjekjen e tij për të pretenduar pafajësinë, Michel, ish-kryeministër i Belgjikës, tha se ishte shumë i “trishtuar” për mënyrën sesi u trajtua presidentja e Komisionit Europian. Por ajo për të cilën ai është vërtet i mërzitur është se ai u kap nga kamerat drejtpërdrejt duke u sjellë si në “shofer shovinist” duke mos i ofruar Von der Leyen karrigen e tij.

Qëllimi i vërtetë i vizitës të liderëve të BE-së në Ankara duket se  u la në harresë nga “aneskimi” i presidentes në diva. Dy liderët ndodheshin në kryeqytetin turk për të bindur Erdogan t’i përmbahej marrëveshjes për të mbajtur larg mijëra refugjatë nga Lindja e Mesme dhe Afrika, në këmbim të miliona eurove. Ajo që u la në harresë ishte edhe mungesën e Erdoganit në konferencën për shtyp pas takimit, ku Von der Leyen dhe Michel folën për respektimin e të drejtave të njeriut dhe Konventën e Stambollit (edhe pse pak euopianë kishin dëgjuar për marrëveshjen dhe vendimin e fundit të Erdogan për t'u tërhequr nga ajo).

Megjithatë, ata nuk folën për faktin se Turqia ka pranuar miliona refugjatë, më shumë se sa vendet e pasura të Europës. Në vend që të flasin për marrëveshjen e Europës me Turqi për të mbajtur emigrantët larg Kontinentit si dhe lëshimet e diskutueshme që BE ka bërë për ta mbajtur këtë pakt “gjallë”, ata përqendrohen në stilin, mënyrën e jetesës së liderit turk dhe veçanërisht përkufizimin e tyre të veçantë të "moralit".

Në fund të fundit, është Europa ajo që u ka mësuar vendeve si Turqia projeksionin e epërsisë dhe pushtetit dhe nuk është faji i Ankarasë që Brukseli ngelin në  “klasën  e tij”.

Vetëm një cinik do të sugjeronte që angazhimi i BE me Turqinë kishte të bënte me të drejtat e njeriut, dhe, në veçanti, të drejtat e grave. Misioni i vërtetë ishte që Brukseli të sigurohej se Turqia do të vazhdonte të strehonte refugjatët. As Von Der Leyen dhe as Michel nuk i interesojnë të drejtat e grave apo përndjekja e armiqve politikë në Turqi më shumë se sa marrëdhëniet ekonomike me Turqinë apo mbajtja larg e radhëve të gjata të refugjatëve.

Erdogan është “kokë dashi” për moralistët e Europës. Ai është i pasjellshëm, populist, dhe, më e rëndësishmja, edhe pse nuk duhet përmendur ose pranuar kurrë, një mysliman. Mënyra sesi Erdogan trajtoi Von der Leyen ka ngjallur reagime të forta edhe nga feministet. Për shumë europianë, Erdogan nuk e trajtoi Von der Leyen me mosrespekt duke e ulur në divan, përkundrazi, ai e trajtoi ashtu si "ata" (turqit) i trajtojnë gratë.

E vërteta është se gjatë vizitës së fundit të fundit të liderëve të BE-së në Ankara, Erdogan kishte diçka që Europa donte: mbajtjen larg të refugjatëve. Por pas një viti të gjatë kur Turqia është përballur me sanksione  dhe kërcënime nga BE si dhe mbylljen e procesit në anëtarësimit, presidenti turk vendosi t’i tregonte Europës vendin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë