Gazeta Si – Shtyhet për më 11 shtator, seanca gjyqësore ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, pasi gjykata deklaroi se nuk është ende gati për t’u shprehur mbi kërkesat e palëve.
SPAK kundërshtoi 23 kërkesat e Beqajt, duke i cilësuar të pabazuara në ligj dhe kërkoi rrëzimin e tyre. Prokurori Edvin Kondili argumentoi se pretendimet e ish-ministrit janë trajtuar gjatë hetimeve dhe në fazat e mëparshme gjyqësore.
Nga ana tjetër, Beqaj pretendoi se gjatë hetimeve i janë cenuar të drejtat procedurale dhe se ende nuk ka qartësi të plotë mbi akuzat ndaj tij.
Beqaj u shpreh se për një tjetër kallëzim ndaj tij, SPAK e ka pranuar se kallëzimi ka qenë i formuluar me pyetje, e prandaj duhet të ishte refuzuar.
Në fund të seancës, avokati deklaroi se ka nevojë për kohë, që të lexojë përgjigjet e Prokurorisë. “Kam nevojë për kohë, që të lexoj përgjigjet e Prokurorisë”, tha avokati. Seanca e radhës u caktua në datën 11 shtator.
Për këtë çështje, në 17 prill 2026, Gjykata e Posaçme shuajti masën e sigurisë për ish-zëvendësministrin e Shëndetësisë Klodian Rrjepaj e biznesmenin Ilir Rrapaj dhe i liroi ata pasi shlyen dënimin me kohën e paraburgimit.
Të dy u dënuan disa muaj më parë për vjedhje duke shpërdoruar detyrën në dosjen për koncensionin e Sterilizimit, me nga 6 vite burg, dënim i cili për shkak të gjykimit të shkurtuar u ul në 4 vite heqje lirie.
Gjykimi vijon më vete për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i cili po gjykohet me proces të zakonshëm për akuzat e vjedhjes duke shpërdoruar detyrën si pjesë e një grupi kriminal. Beqaj ka mohuar akuzat dhe kërkon pafajësi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje