Shendet

Europa do të jetë e para që mund të eliminojë rezistencën anti-mikrobiale

Europa mund të jetë rajoni i parë në botë i cili do të eliminoje rezistencën anti-mikrobiale(AMR), kështu ka cilësuar në një intervistë Natalie Moll, drejtoresha e përgjithshme e Federatës Evropianë të Industrive Farmaceutike dhe Shoqatave.
“Unë mendoj se kjo është një mundësi e madhe. Gjithandej ka plane veprimi, por asnjë rajon nuk ka zhvilluar asnjë legjislacion për të nxitur zhvillimin e produkteve që mund të luftojnë AMR,” shtoi Moll.
Rezistenca anti-mikrobiale, prej kohësh është kthyer në një çështje shumë shqetësuese për të gjitha vendet, duke shkaktuar deri në 33.000 vdekje në vit vetëm në Bruksel.
“Rezistenca anti-mikrobiale është një problem për të gjitha vendet në botë dhe asnjë prej tyre, deri më tani nuk ka arritur të gjejë një zgjidhje,” shtoi Moll.

Natalie Moll

Pas konkluzioneve të Këshillit të BE-së në qershorin e vitit 2017, Komisioni Europian miratoi Planin e Veprimit për Shëndetin e BE-së kundër AMR. Në këtë plan, ekzekutivi i BE-së tha se ekziston nevoja që të kryen kërkime për të gjetur zgjidhjen e këtij problemi. Më pas KE miratoi se duhet të zhvillohen modele të reja ekonomike e më pas të zhvillohen edhe medikamente për të eliminuar rezistencën anti-mikrobiale.
Presidenca rumune e BE është duke përgatitur përfundimet e Këshillit që do të miratohen muajin e ardhshëm. Duke iu referuar periudhës pas zgjedhore, Moll tha se ishte vendimtare që ligjvënësit e rinj të shfrytëzonin më së shumti studime të ndryshme të shkencëtarëve, për t’i dhënë fund këtij problemi.

Moll shtoi se sfida më e madhe gjatë pesë viteve të ardhshme, do të ishte sigurimi se palët e interesuara për eliminimin e AMR, do të punojnë vërtetë për të pasur një zgjidhje cilësore.

“Çfarëdo që do të krijojnë zgjedhjet politike, ne jemi në një moment transformues për kujdesin shëndetësor. Mendoj se ajo që presim dhe shpresojmë është që kushdo që drejton vendet e Europës të ketë të njëjtin objektiv, mirëqenien shëndetësore,” shtoi Moll/Euractiv/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë