Kombetarja

Euro 2025/ Shqipëria mund Estoninë në ‘Air Albania’, fitorja e parë për vajzat kuqezi

Gazeta Si - Shqipëria në futboll për femra ka marrë fitoren e parë në kualifikueset e Europianit 2025, pasi mundi 2-0 Estoninë në “Air Albania”. Golat për Kombëtaren tonë u shënuan nga Fortesa Berisha në minutën e 31-të dhe Kristina Maksuti në kohën shtesë.

Trajneri Armir Grima aktivizoi nga minuta e parë këtë formacion: Viona Rexhepi, Luçije Gjini, Arbenita Curraj, Sara Maliqi, Armera Tukaj, Alma Hilaj, Ezmiralda Franja, Megi Doçi, Fortesa Berisha, Qëndresa Krasniqi dhe Kristina Maksuti.

Shqipëria e dominoi takimin. Vajzat kuqezi patën disa raste të mira shënimi dhe zhbllokuan rezultatin me Fortesa Berishën, por goli u anulua për pozicion të parregullt. Pak minuta më vonë Shqipëria gjeti rrugën e rrjetës po me këtë lojtare dhe goli ishte i rregullt.

Në pjesën e dytë vajzat kuqezi u hodhën në sulm për golin e dytë. Shqipëria pati një mundësi të artë për të dyfishuar rezultatin në minutën e 77-të me Fortesa Berishën, por goditja e saj përfundoi jashtë. Në fund Fortesa Berisha asistoi për Kristina Maksutin, që vulosi fitoren 2-0.

Ishte takimi i dytë kualifikues i Shqipërisë së vajzave, që renditet në vendin e dytë, me 3 pikë, po aq sa Luksemburgu i vendit të parë. Më 31 maj Shqipëria do të luajë takimin e radhës kualifikues në transfertë ndaj Estonisë. Ndeshja e fundit kualifikuese zhvillohet më datë 4 qershor, në stadiumin “Air Albania”, ku Shqipëria do të përballet me Luksemburgun.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë