Kombetarja

Euro2024/ Kompleksi në Dortmund ku do të grumbullohet Kombëtarja

Gazeta Si – FSHF ka përzgjedhur kampin, ku do të qëndrojë Kombëtarja shqiptare gjatë ditëve të Europianit Euro 2024. Shtëpia gjermane e kuqezinjve quhet ‘SportCentrum Kaiserau’, një nga komplekset nga më të mirë dhe ndodhet afër Dortmundit.

Ky kompleks është e specializuar për grumbullime dhe faza përgatitore. Aty janë grumbulluar më parë ekipe si, Gjermania, Brazili, Spanja, Bregut të Fildishtë, apo dhe klube me emër, si Bajern Mynih, Real Madrid, Liverpul, Porto, Borusia Dortmund, Shalke 04, Valencia, Atletik Bilbao, Udineze, Legia Varshavë, Borusia Mënshengladbah, Verder Bremen e të tjera.

Vetëm 24 orë para çdo ndeshjeje Kombëtarja do të transferohet në qytetin, ku do të luhet ndeshaj dhe pas saj do të kthehet përsëri në kampin bazë. Qendra ofron të gjitha kushtet, duke përmbushur kërkesat e stafit teknik. Trajneri Silvinjo dhe stafi i FSHF-së vizituan dy ditë më parë lokacionet e sugjeruara nga UEFA dhe në fund arritën të sigurojnë shërbimet e kësaj qendre stërvitore.

Vendi ku ndodhet kampi bazë i Shqipërisë ka pranë 6 prej 10 stadiumeve që do të presin ndeshjet e Euro 2024. Ndeshja e parë e kuqezinjve është ajo me Italinë më 15 qershor. Kjo ndehsje luhet në Dormund, me Kroacinë luajmë më 19 qershor në Hamburg dhe më 24 qershor është ndeshja e fundit në grup me Spanjën në Dyseldorf.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë