Shendet

‘Ethet e Papagallit’ alarmojnë OBSH, 5 të vdekur në Europë

Nga Gazeta Si- Një shpërthim vdekjeprurës i psittakozës, një infeksion bakterial i njohur gjithashtu si ethet e papagallit, ka prekur njerëzit që jetojnë në disa vende evropiane.

Përhapja fillimisht u vu re në vitin 2023 dhe ka vazhduar deri në fillim të këtij viti ndërkohë që raportohet për vdekjen e pesë personave.

Ethet e papagallit shkaktohen nga bakteret në familjen Chlamydia që gjenden në një shumëllojshmëri të shpendëve dhe të kafshëve shtëpiake. Zogjtë e infektuar nuk duken gjithmonë të sëmurë, por ata i përhapin bakteret kur marrin frymë.

Njerëzit zakonisht infektohen nga ethet e papagallit duke marrë frymë në një ambient të infektuar , sipas Qendrave të SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Njerëzit gjithashtu mund të sëmuren nëse një zog i kafshon ose përmes kontaktit sqep me gojë. Ndërkohë, sëmundja nuk përhapet përmes ngrënies së kafshëve të infektuara.

Transmetimi nga njeriu te njeriu është i mundshëm, por i rrallë, tregojnë studimet. Në shumicën e rasteve të fundit, njerëzit ishin ekspozuar ndaj zogjve që ishin të infektuar, tha OBSH.

Shumica e njerëzve që marrin ethet e papagallit kanë simptoma të lehta që fillojnë 5 deri në 14 ditë pas ekspozimit ndaj një zogu të sëmurë dhe mund të përfshijë dhimbje koke, dhimbje muskulore, kollë të thatë, ethe dhe të dridhura. Antibiotikët mund ta trajtojnë infeksionin dhe rrallëherë është fatale për njerëzit.

Austria, e cila zakonisht sheh dy raste të kësaj sëmundjeje çdo vit, raportoi 14 raste të konfirmuara në vitin 2023 dhe katër të tjera këtë vit, që nga 4 marsi. Rastet nuk janë të ndërlidhura dhe asnjë nga individët nuk ka raportuar se ka udhëtuar jashtë vendit ose ka rënë në kontakt me zogj të egër.

Danimarka zakonisht sheh 15 deri në 30 raste njerëzore çdo vit, shumica prej të cilave rrjedhin nga ekspozimi ndaj zogjve ose pëllumbave.

Por, që nga 27 shkurti, ka 23 raste të konfirmuara me këtë shpërthim por zyrtarët e shëndetit publik atje dyshojnë se numri i rasteve është në të vërtetë shumë më i lartë, tha OBSH.

Nga ato raste, 17 persona janë shtruar në spital; 15 kishin pneumoni dhe katër kanë vdekur.

Të paktën një person në Danimarkë mori ethet e papagallit nga një zog shtëpie. 15 rastet e tjera me ekspozimin në ambiente të infektuara, 12 thanë se kishin kontakt me zogjtë e egër dhe në tre prej rasteve, pacientët nuk kishin asnjë histori kontakti me shpendë të asnjë lloji.

Gjermania kishte 14 raste të konfirmuara të etheve të papagallit në vitin 2023. Ka pasur pesë të tjera këtë vit. Pothuajse të gjithë personat kishin pneumoni dhe 16 janë shtruar në spital.

Nga 19 rastet në Gjermani, pesë raportuan ekspozim ndaj zogjve ose pulave të sëmura.

Edhe Suedia ka parë një rritje të numrit të rasteve të etheve të papagallit që nga viti 2017.

Atje u raportua një numër jashtëzakonisht i lartë i rasteve në fund të nëntorit dhe fillim të dhjetorit, me 26 të tillë. Ndërkohë për këtë vit, deri më tani ka pasur 13 raste të raportuara.

Holanda ka parë gjithashtu një rritje të rasteve, me 21 raste nga fundi i dhjetorit deri më 29 shkurt, dy herë më shumë se e njëjta periudhë në vitet e mëparshme, tha OBSH. Në mënyrë tipike, ai vend ka rreth nëntë raste në vit.

Të gjithë në rastet e fundit holandeze janë shtruar në spital dhe një person ka vdekur.

OBSH tha se do të vazhdojë të monitorojë shpërthimin, së bashku me vendet e prekura.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë