Futboll

Erzeni i çudirave mposht edhe Partizanin, i vetmi ekip pa humbje

Gazeta Si – Fillimi i këtij kampionati të Superiores është vërtet për t’u habitur. Pas 4 javësh kampionat, disa skuadra që mendoheshin pretendente, qëndrojnë në gjysmën e dytë të tabelës. Ai që po çudit në sensin pozitiv është Erzeni.

Shijakasit mundën sot Partizanin kryesues në ‘Elbasan Arena’, me një gol mjaft të bukur të Nonato. Goli u shënua shumë shpejt, por Partizani, edhe pse kishte shumë kohë në dispozicion, nuk mundi dot as të barazonte.

Është humbja e parë për të kuqtë e trajnerit Kolela, të cilët gjithsesi mbeten në krye, pasi kanë fituar 3 ndeshjet e para. Erzeni mbetet e vetmja skuadër pa humbje në këto katër javë dhe tifozët shijakas urojnë që kjo përallë të zgjatë sa më shumë.

Partizani, me 9 pikë, tashmë ndiqet pikërisht nga Erzeni me një pikë më pak. Pastaj vjen Bylisi që sot mundi Laçin në transfertë, 0-1. Tabelën e klasifikimit e mbyll Kukësi me 2 pikë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë