Atletike

Erkand Qerimaj merr me protestë një medalje të argjendtë

Erkand Qerimaj mori me “dhunë” një medalje të argjendtë në stilin e shkëputjes, në peshën 73 kg, duke triumfuar përballë një padrejtësie që u tentua të bëhej. Peshëngritësi kuqezi, pas dy provave të para jo të sukseshme me 148 kg, në provën e tretë e dërgoi shtangën në 149 kg, peshë të cilët arriti ta mbajë lart. Pastaj, 2 nga 3 gjyqtarët e konsideruan provën të parregullt, një vendim që solli protesta të forta nga Qerimaj dhe trajneri i tij Sokol Bishanaku.
Presidenti i FSHP, Elez Gjozaj por dhe kreu i KOKSH, Fidel Ylli protestuan duke bërë që gjyqtarët të rishohin edhe një herë pamjet për ta konsideruar më pas të rregullt. Ky vendim solli festë te Qerimaj dhe pjesa tjetër e stafit që me të drejtë festuan për këtë sukses të rëndësishëm që i dhuroi Shqipërisë medalje të argjendtë. Gjithsesi ky vendim bëri që ai të mos merrte pjesë në stilin e shtytjes duke mos e kualifikuar në dygarësh.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë