Politike

Eric Wendt: Porto Romano, rol kyç për NATO-n dhe SHBA në të ardhmen

Gazeta Si – I nominuari i Trump për ambasador në Shqipëri, Eric Wendt, duke iu përgjigjur pyetjeve të Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit Amerikan, tha se porti i ri i Porto Romanos që pritet të ndërtohet në Durrës, mund të luajë rol kyç për NATO-n në të ardhmen.

“Porto Romano është një port kyç që nëse do të ketë në të ardhmen një objekt të sigurt ngarkesash, nga aty mjetet ushtarake mund të futen dhe do të ishte shumë e mirë për NATO-n, por edhe për bizneset amerikane që mund të ndihmojnë në përmirësimin e portit dhe infrastrukturën e tij, – u shpreh ai. – Nëse do të shkoj në terren, besoj shumë! Do të sigurohem që të përmbush synimet e NATO-s”.

Ai u shpreh se në eksperiencat e tij të mëparshme që ka pasur me shqiptarët me të cilët ka shërbyer në NATO, ka konstatuar se janë burra të mirë e të guximshëm

“Shqiptarët sipas meje, të paktën ata me të cilët kam shërbyer në Afganistan, kanë shumë guxim, janë burra të mirë. Të sigurohemi që janë të pajisur mirë, të sigurohemi që të arrijnë standardet e NATO-s”.

Ai theksoi se gjatë përvojave të tij si përfaqësues i SHBA-ve në botë, bashkëbisedon dhe i dëgjon njerëzit.

“Kur arrij në një organizatë që do më duhet të udhëheq, çfarë kam bërë edhe si koordinator sigurie në Izrael dhe në Autoritetin Palestinez dhe pastaj edhe marrja e komandës së trupave specialë të NATO-s, gjëja e parë që kam qejf të bëj, është të dëgjoj. Dhe disa nga liderët më të këqij që kam gjetur në organizata qeveritare apo civile, vijnë ditën e parë dhe thonë ‘Kështu do të funksionojë’”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë