Ballkani Juglindor është përfshirë nga cikloni mesdhetar, i cili po jep impakt edhe në vendin tonë. Juglindja e vendit është e përfshirë nga reshje shiu dhe erë e forte me shpejtësi mbi 25 m/sek. Do të ketë dhe reshje bore në Juglindje. Ndërsa, kryeqyteti në mesdite deri në mbrëmje do të ketë reshje shiu dhe shkarkesa elektrike me intensitet më të ulët. Ditën e Martë do të kemi përmirësim të motit, por temperaturat do të fillojnë të zbresin.
Zonat malore 2-12 gradë celsius
Zona e ulëta 5-19 gradë celsius
Zonat bregdetare 10-19 gradë celsius.
Duke filluar nga dita e enjte do të rikthehen reshjet e shiut dhe në orët e para të mëngjesit të ditës së premte do të jene me intensitet të lartë. Pra, vjeshta do të mbyllet me reshje shiu dhe me temperatura në rënie graduale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.