Qëndra ciklonike e pozicionuar në detin Adriatik po shkakton erë të fortë dhe stuhi në vendin tonë, reshje shiu dhe bore në zonat malore.
E Enjte, data 19 Janar 2023
Moti do të jetë me vranësira, reshje shiu dhe stuhi të përqëndruara në zonën perëndimore deri në mesdite, pasdite do të humbasin intesitet. Reshje bore në veri. Era do të jetë me drejtim Jug – Perëndim me shpejtësi 15-30 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 7-8 me lartësi vale 1,8 deri në 3,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë të larta.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 10/12°C
Zona e ulët 12/18°C
Zona bregdetare 16/18°C
E Enjte, data 20 Janar 2023
Moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu në zonën perëndimore, reshje bore në veri-lindje jug-lindje. Era do të jetë me drjetim Jug – Perëndim me shpejtësi 12-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 7me lartësi vale 1,8 deri në 2,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të me rënie.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 2/6°C
Zona e ulët 8/12°C
Zona bregdetare 10/12°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




