Sociale

Erdogan kthen katedralen e Hagia Sofias në xhami

Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan ka nënshkruar sot një dekret që shndërroi Hagia Sofian në Stamboll, e themeluar si katedrale më shumë se një shekull më parë, në xhami. Më parë gjykata e lartë administrative e Turqisë anuloi statusin muze të katedrales me famë botërore.

E ndërtuar në vitin 537 para Krishtit, gjatë mbretërimit të perandorit Justinian, ajo asokohe ishte ndërtesa më e madhe në botë. Osmanët e kthyen Katedralen pas marrjes së Kostandinopojës në xhami, por në vitin 1934 u bë sërish muze. Ashtë një sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, e cila i kërkoi Turqisë të mos ndryshojë statusin e saj të padiskutim.

Myslimanët në Turqi kanë kërkuar prej kohësh që ajo të shndërrohet në një xhami, por anëtarët e opozitës laike e kanë kundërshtuar këtë veprim. Propozimi ka ngjallur kritika nga liderët fetarë dhe politikë në të gjithë botën.

Kreu i Kishës Ortodokse Lindore ka dënuar propozimin.

Themeluesi i Turqisë moderne, Mustafa Qemal Ataturku miratoi statusin e Hagia Sofias si muze në vitin 1934 dhe që nga ajo kohë ajo ka qenë një simbol i sekularizmit, e hapur për të gjitha besimet.

Por Këshilli i Shtetit, gjykata më e lartë administrative e Turqisë, tha në vendimin e saj të premten se përdorimi i saj si muze nuk është i mundur me ligj.

Kisha Ortodokse Ruse menjëherë shprehu keqardhje që gjykata turke nuk i merrte parasysh shqetësimet e saj kur vendosi për Hagia Sofian, njoftoi agjensia e lajmeve Tass. Sipas Kishës, vendimi mund të çojë në ndarje edhe më të mëdha fetare.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë