Politike

Enkelejd Alibeaj zbulon 5 emrat e parë për bashkitë

Enkelejd Alibeaj ka nisur fushatën për zgjedhjen e kandidatëve për kryetarë bashkie. Pas shpalljes se Agron Kapllanajt për Mallakastrën ku Alibeaj mori pjesë në takimin prezantues, të hënën është mësuar edhe emri kandidat për Kamzën, Bilbil Bajrakatari aktualisht kryetar i degës i zgjedhur në kohën e Bashës.    

Bajraktari do të jetë kandidati që do të garojë për bashkinë Kamzë, përballë kryetarit aktual, Rakip Suli i PS. Paralelisht nga PD-ja e Sali Berishës janë shpallur emrat kandidat që do t’i nënshtrohen primareve.

Më herët, nga Alibeaj janë zyrtarizuar edhe kandidatët për Kuçovën, Ilir Koxhaj, në Dibër garon Naim Gazidede, ndërsa në bashkinë e Lezhës, Sandër Marku.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë