Ekonomi

Energjetika garanton drita në masën 100% gjatë sezonit të verës

Furnizimi me energji elektrike do të garantohet në masën 100% gjatë sezonit të verës si për familjet, ashtu edhe për bizneset, pavarësisht situatës të vështirë në sektorin energjetik, e krijuar si pasojë e thatësirës.

Këtë e ka deklaruar zv.ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Ilir Bejtja. Megjithatë, sipas tij 2019-a, mbetet një vit i vështirë.

Teksa, institucionet parashikojnë të shmangin importet e energjisë gjatë orëve të pikut, duke mbuluar nevojat për energji nga prodhimi i Korporatës Elektro Energjetike Shqiptare, Bejtja ka deklaruar se fatura financiare për importin e energjisë, gjatë 5-mujorit të parë të vitit ka arritur në 102 milion euro.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë