Futboll

Ëndrra europiane e Kosovës kalon përmes Anglisë

Janë 15 ndeshje që përfaqësuesja e Kosovës është e pamposhtur. Tani “dardanët” janë në vendin e dytë në grupin eliminator për Kampionatin europian dhe vetëm një pikë më pak se Anglia. Pikërisht me “tre luanët” do të ndeshet sonte ekipi i zviceranit Shallanbes që me formën e treguar në këto 2 vitet e fundit i ka befasuar të gjithë.

Ndeshja është shumë e rëndësishme për Kosovën, pasi përveç faktit që duhet të ruaj rekordin e 15 ndeshjeve pa humbje, duhet të ruaj vendin e dytë, që të çon automatikisht në Europian.

Moment nga ndeshja Kosove - Ceki ne Prishtine = Gazeta Si, 10 shtator 2019

Në katër ndeshjet e para, Kosova ia ka dalë që të marrë pikë përballë rivalëve direkt, duke mposhtur Çekinë në Prishtinë dhe barazuar me Malin e Zi në Podgoricë. Tani është radha që Kosova të kalojë provën më të fortë, me Anglinë e cila është pretendentja absolute e këtij grupi. Britanikët, një nga kombëtaret më të forta të momentit në të treja ndeshjet e para kanë marrë 9 pikë, por me rezultate tenistike. 5-0, 1-4 dhe 1-5 janë shifrat e çmendura që anglezët kanë marrë përballë Çekisë, Bullgarisë dhe Malit të Zi. Me Kosovën, ekipi Sauthgejt do të kërkojë të njëjtën gjë edhe pse ekipi “dardan” do të provojë të rezistojë, duke tentuar të ruaj marzhin pozitiv të rezultateve të deritanishme.

Në konferencën para ndeshjes, trajneri i Kosovës, Shallandez parashikon se për Kosovën do të jetë një sfidë shumë e vështirë. “Është e qartë se do të jetë ndeshje e vështirë, por është mundësi e mirë për ekipin tonë për të parë cila është elita e futbollit evropian. Kur kemi qenë në tërheqje të shorit, gjithë kanë thënë Anglia e para, Çekia e dyta, e më pas tjerat, askush s’ka menduar për Kosovën, Por jemi këtu dhe kemi rast për të luftuar për kualifikim deri në ndeshjen e dytë kundër Çekisë”, tha ai.

Moment nga ndeshja Mali i Zi - Angli = Gazeta Si, 10 shtator 2019

Sa i përket formacionit, Kosova edhe në këtë ndeshje do të jetë shumë e kushtëzuar për shkak të mungesave të Rashicës, Kryeziut, Zeneli dhe Kulollit. Nuk pritet të ketë shumë ndryshime nga formacioni që fitoi me Çekinë, teksa në portë do të jetë Muriç. Në repartin difensiv, qendrat do të jenë të zakonshmit, Rrahmani dhe Aliti e ndërsa nga krahët Hadërgjonaj dhe Vojvoda. Voca dhe Halimi do të jenë para mbrojtjes, në mbështetje të sulmuesit të vetëm Muriqi pritet të jenë Rashani, Celina dhe Zhegrova.

Kjo është hera e parë që Kosova po përballet me Anglinë, ndërsa gjatë këtij viti do ta zhvillojë edhe një tjetër ndeshje me “Tre Luanët” – me 17 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë