Futboll

Ëndrra europiane e ekipeve shqiptare fillon sonte me Ferronikelin

Sonte në mbrëmje duke filluar prej orës 20:45 fillon zyrtarisht ëndrra europiane për ekipet shqiptare. Do të jetë kampioni i Kosovës, Feronikeli që do ta nisë sot rrugëtimin në Ligën e Kampionëve.

Ekipi kampion i Ligës së Kosovës do të presë mbrëmjen e kësaj të marte në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës  kampionët e Gjibraltarit Lincoln Red Imps. Në këtë tur paraeliminator, ekipi kosovar pati fat dhe synimi është i qartë që të kalojë në fazën eliminatore të Champions-it për të shpresuar më pas që ta vazhdojë sa më gjatë këtë aventurë europiane.

https://www.facebook.com/kferonikeli/videos/346067159643672/

Kjo është faza gjysmëfinale e këtij turneu paraelminator. Në rast se Ferronikeli do të fitojë, do të ndeshet në finale me ekipin fitues të ndeshjes, mes Tre Pennes dhe Santa Colomas. Finalja do të luhet në Prishtinë dhe duke u nisur nga ky avantazh në letër skuadra kosovare shpreson që për herë të parë të shkojë në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve. Perspektiva duket pozitive për kosovarët që në letër janë më të fortë se të treja ekipet e tjera që marrin pjesë në këtë turne. Por edhe nëse shkon në finale dhe fiton, për ekipin Bylbyl Sokolit paraqitet sërish një mundësi e artë për ta vijuar aventurën europiane larg.

Në rundin e parë kualifikues, klubi nga Drenasi do të përballet me ekipin uellsian, The New Saints, ndërsa në raundin e dytë kualifikues, Ferronikelin do ta priste klubi nga Danimarka, Kopenhagen. Gjithsesi ky është projektimi më pozitiv që ekipi kampion i Kosovës mund të marrë nga kjo pjesëmarrje në Champions League, pasi në rast të një humbje do mund të luaj në Ligën e Europës, aty ku si kundërshtar projektohet fituesi i përballjes Sllovan Bratislava – Sutjeska. Ferronikeli pasi fitoi kampionatin sezonin që shkoi po synon të rritet si markë edhe ndërkombëtarisht, pasi në gusht ka zyrtarizuar edhe një ndeshje miqësore në Prishtinë me Milanin.

Sakaq nga Kosova në Kupat e Europës do të marrin pjesë edhe Prishtina dhe Llapi, të cilat e mbyllën kampionatin në vendet 2 e 3. Këto, bashkë me ekipet e Superligës Shqiptare do e fillojnë më vonë pjesëmarrjen në Kupat e Europës me shpresën për të shkuar sa më larg.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë