Mjedis

Ende nuk ka konsensus për klimën

Të gjitha vendet anëtare të OKB-së, mes tyre edhe Shqipëria, janë mbledhur në kokë më kokë në Madrid për të arritur një marrëveshje për ndryshimet klimaterike,

Kili, i cili po udhëheq bisedimet u ka bërë thirrje delegatëve dhe ministrave të mjedisit të tregojnë fleksibilitet për të arritur një pakt për masat thelbësore që duhen marrë për të trajtuar ndryshimin e klimës.

Bisedimet, të cilat ishin planifikuar të përfundonin të premten, vazhduan gjatë gjithë ditës së shtunë dhe të dielën në mëngjes.

Një nga qëllimet e kësaj marrëveshje është ulja e emetimeve të karbonit deri në fund të vitit 2020.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Antonio Guterres. Gazeta Si, 2019

Bashkimi Evropian dhe shtetet e vogla ishullore që janë prekur nga ndryshimet klimatike po bëjnë presin për çuarjen përpara të marrëveshjes. Disa nga ndotësit më të mëdhenj të mjedisit , përfshirë Shtetet e Bashkuara, Brazilin dhe Indinë, thonë se ata nuk shohin nevojë për të ndryshuar planet e tyre aktuale.

Ministrja e mjedisit së Kilit, tha se deri më tani është arritur një draft-marrëveshje e bazuar në rregullat e marrëveshjes së Parisit, e cila u krijua në 2015.

Synimi përfundimtar i këtij paktit është që temperatura mesatare globale të mos rritet në shumë më se 2 gradë celsius. Kjo u vlerësua në atë kohë si pragu i ngrohjes globale të rrezikshme, megjithëse

“Situata ishte e pashembullt që kur filluan bisedimet në vitin 1991”, thotë shkencëtari Alden Meyer, pjesëmarrës në këtë konferencë. Ai doli kundër draft-marrëveshje, duke thënë se është plotësisht e papranueshëm. “Kjo marrëveshje nuk i detyron vendet e OKB-së për uljen e emetimeve të karbonit.

Protesta jashtë zyrave të OKB-së, Gazeta Si, 2019

Konferenca në kryeqytetin spanjoll ka ngjallur polemika të thella, për një numër çështjesh, përfshirë rolin e tregjeve të karbonit dhe financimin e humbjeve dhe dëmtimeve të shkaktuara nga rritja e temperaturave.

Sipas OKB-së, 84 vende kanë premtuar të marrin masa për ndryshimet klimaterike deri në fund të vitit të ardhshëm. Shumica e vendeve që kërkuan marrjene masave fajësuan për ndotjen e ajrit Australinë, Shtetet e Bashkuara, Kanadanë, Rusinë, Indinë, Kinën dhe Brazilin.

Shkencëtarët që morën pjesë në mbledhjen e OKB-së në Madrid ngritën alarmin se ngrohja globale është në nivele të larta edhe përgjatë vitit 2019. Ata publikuan të dhëna shqetësuese, duke treguar se gazet serë u rritën me 1.7 për qind, vetëm nga përdorimi i shpeshtë i energjisë gjatë gjashtë viteve të fundit.

Një raport i fundit nga Organizata Botërore Meteorologjike (OBM), thotë se nivelet e larta të gazit serë, po bëjnë që temperaturat të ngrihen shumë shpejtë, duke rrezikuar gjithnjë e më shumë botën.

. Të dhëna të reja tregojnë se vende se Shtetet e Bashkuara, Kina apo Australia, po ndikojnë rritjen e emetimeve të gazeve me 3 për qind. Raporti i ri nga OBM është pjesë e një sërë raportesh të realizuar prej 25 vitesh mbi klimën e mbarë botës.

Në vitin 1993, nivelet e dioksidit të karbonit ishin në nivele shumë të ulëta, por tashmë kemi një tablo tjetër e cila na tregon jemi të rrezikuar nga thatësirat ose përmbytjet. Kjo po ndikon tek temperatura, ku viti 2019 u cilësua si viti i katërt më i ngrohtë që prej vitit 1900.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë