Moti

Sot reshje shiu dhe shtrëngata të shoqëruara me erë të fortë, temperaturat ulen me disa gradë (si do të jetë moti deri të mërkurën)

Shqipëria do të vijojë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndruehsme duke bërë që vranësirat dhe shirat të jenë prezente në vend. Herë pas here shirat do të paraqiten në formë shtrëngate shoqëruar me stuhi të forta ere ku më të theksuara reshjet do të jenë në zonat veriperëndimore të Shqipërisë.

Parashikohet që gjatë pasdites dhe mbrëmjes të ketë dobësim të intensitetit të shirave në pjesën më të madhe të territorit duke lënë me rrebeshe të përkohshme skajin veri-veriperëndimor.

Gjatë natës pritet përmirësim gradual i kushteve atmosferike në vend. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur 5°C minimalja deri në 20°C maksimalja në rang vendi.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Jugperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Era do të jetë problematike ditën e nesërme, nga orët e para të mëngjesit deri në orën 16:00.

Javën e ardhshme sinoptikanet thone se do të kemi një mot më të qëndrueshëm, përjashtim bëhet në zonën veriore, por dita e mërkurë ka sinjale se do të ketë sërish vranësira dhe reshje në të gjithë vendin.

Temperaturat javën e ardhshme do të rriten lehtë duke nisur nga dita e diel. Fillim java do të sjellë një tjetër rritje, dhe maksimumi të ngjitet në 23 gradë, por e mërkura do të sjellë rënie te temperaturës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë