Ekspozite

Emocione përmes bojës

Artisti pamor dhe aktori nga Los Anxhelosi Joseph Lee, pikturon portrete me shtresa të trasha boje që maskojnë detajet dhe shprehitë e fytyrave  të subjekteve të tij. Profilet e tij abstrakte ndonjëherë zbulojnë një gjurmë të vogël të një syri, hunde apo veshi në shtresat shumëngjyrëshe të bojës që vendosen në kontrast me sfondet mat për ta bërë çdo pikturë, një shije pop. Megjithëse shprehitë e fytyrës janë shpesh të fshehura, artisti autodidakt ka qëllim të sjellë emocione për secilin portret më një përkulje koke apo një ravijëzim të nofullës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë