Kosova

Emiratet e Bashkuara Arabe heqin vizat për qytetarët e Kosovës

Nga Gazeta 'Si'-Qytetarët e Kosovës do mund të udhëtojnë pa viza edhe në Emiratet e Bashkuara Arabe. Lajmi është ndarë nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila thotë se marrëveshja është nënshkruar me presidentin e Emirateve, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan.

“Falenderoj Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Shkëlqesinë e Tij Mohamed Bin Zayed për pranimin e propozimit tim për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës. Marrëveshja e arritur gjatë takimit tonë muajin e kaluar tashmë është nënshkruar, duke hapur rrugën për më shumë mundësi bashkëpunimi midis vendeve dhe qytetarëve tanë”, shkruan Osmani.

Nga data 1 janar shqiptarët e Kosovës mund të udhëtojnë pa viza në të gjithë zonën Shengen. Edhe Spanja, një shtet që nuk e ka njohur Kosovën, njoftoi para disa ditësh vendimin për udhëtim pa viza.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë