Sociale

EMA: Personat me mpiksje gjaku të mos marrin dozën e dytë të vaksinës

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) ka deklaruar se njerëzit që kishin mpiksje gjaku ose edhe thjesht trombocite pas dozës së parë me vaksinën AstraZeneca, nuk duhet të marrin dozën e dytë.
Rekomandimet për profesionistët e kujdesit shëndetësor u siguruan nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) si pjesë e një rishikimi të vazhdueshëm të mpiksjeve të rralla, por të rënda të gjakut të lidhura ndoshta me vaksinimin pas marrjes së vaksinës AstraZeneca dhe Johnson & Johnson.
EMA ka qenë duke analizuar situatën gjatë gjithë kohës dhe kanë rekomanduar se vaksinat duhet ta kenë shkruar në etiketë që mund të shkaktojnë mpiksje për disa kategori personash. Më tej agjencia shtoi se pacientët duhet të monitorohen për shenja të mpiksjes së gjakut ose trombociteve të ulëta brenda tre javësh nga marrja e vaksinës së parë të vaksinës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë