Media Galeri

Elefanti ndalon makinën për të marrë… patate të skuqura

Ky është momenti kur një familje u shokua pasi një elefant ndaloi makinën e tyre duke kërkuar ushqim, ndërsa ata ishin me pushime në Sri Lanka.

Video tregon elefantin duke dalë nga pemët në Parkun Kombëtar Yala, përpara se të vraponte papritur drejt Kasun Basnayake dhe familjes së tij. Më pas, elefanti thyen dritaren e shoferit dhe arrin pjesën e pasme të makinës duke kërkuar diçka për të ngrënë.

“Filloi të nuhasë rreth këmbëve tona për ushqim dhe shoferi na tha t'i jepnim çdo gjë që kishim, kështu që i dhashë patatet e skuqura, që na shpëtuan jetën”, thanë familjarët.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë