Sociale

Elbasani proteston kundër ndotjes së mjedisit

Zona e Balldrenit në Elbasan vuan nga ndotja e mjedisit prej Rafinerisë së Naftës dhe Uzinës së ferrokromit, të cilët konsiderohen si dy ndotësit më të mëdhenj. Edhe pse funksionin prej më shumë se 15 vitesh, uzina e Ferrokromit nuk është e pajisur me pëluhurë kapëse, ndërsa Rafineria nuk ka të instaluar sistemin e depurimit të ujërave të ndotur. Por këto ndërmarrje e ushtrojnë veprimtarinë e tyre të pajisura me leje mjedisore.

Për këtë, përfaqësues të spektrit të majtë e të djathtë politikë, këshilltarë të Këshillit Bashkiak të qytetit kanë dalë sëbashku  në një protestë kundër ndotjes në zonën e ish kombinatit metalurgjik.

“Siç e kishim paralajmëruar, këshilli bashkiak i Elbasanit nuk do të ndalojë vetëm me këtë protestë, por do të vazhdojë shkallë-shkallë derisa këta ndotës të ambientit të reagojnë dhe të përdorin kriteret ligjore”, tha Altin Idrizi, kryetar i Këshillit Bashkiak Elbasan.

Sipas protestuesëve, edhe pse disa muaj më parë Këshilli shpalli Emergjencën Mjedisore, asnjë masë konkrete nuk u mor nga Ministria e Mjedisit.


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë