Ka ndodhur

Elbasan, 34-vjeçarja humb jetën pas abortit në maternitet. Dy mjekë nën hetim

Gazeta Si - Një 34-vjeçare, ka humbur jetën në Elbasan, pasi ka kryer abort në Maternitetin e Elbasanit. Në lidhje me ngjarjen, janë vënë nën hetim dy mjekë të maternitetit, të cilët akuzohen për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”.

Sipas policisë, 34-vjeçarja u paraqit të hënën rreth orës 12:00 në maternitetin e Elbasanit, ku kreu një procedurë aborti.

Më pas, e reja u largua për në banesë, ndërkohë që disa orë më vonë, ajo njoftoi ambulancën, pasi gjendja shëndetësore u përkeqësua.

Policia njofton se gruaja u dërgua në maternitetin e Elbasanit, ku ndërroi jetë. Pas kësaj, nisi procedimi penal për dy mjekët, shtetasit A.P., 56 vjeç dhe B.Gj., 60 vjeç.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë