Gazeta Si – Ditët e fundit, ekspertët kishin paralajmëruar për mbërritjen e afërt të El Niño-s. Tani është konfirmuar: fenomeni klimatik, i përshkruar gjerësisht si një ngjarje “ekstreme” që mund të shkaktojë rritje të temperaturave në të gjithë botën, ka filluar zyrtarisht.
Parashikimet, siç raportohen nga BBC, duke cituar Administratën Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike të SHBA-së (NOAA), parashikojnë se ky vit “mund të jetë super” për sa i përket temperaturave, njësoj si viti 2027, me pasoja në klimë, furnizime ushqimore dhe ekonomi.
Shumë parashikime sugjerojnë gjithashtu se ky fenomen mund të evoluojë në një të ashtuquajtur “super El Niño”, një nga më intensivët e regjistruar ndonjëherë.
El Niño ka mbërritur – “Kushtet e El Niño-s janë zhvilluar gjatë muajit të kaluar, siç dëshmohet nga temperaturat mbi mesataren e sipërfaqes së detit (SST) në Oqeanin Paqësor ekuatorial nga Paqësori qendror në atë lindor”, deklaruan shkencëtarët e NOAA-s në buletinin e tyre të fundit.
Ata gjithashtu vunë re një ndryshim në drejtimin e erës mbi Paqësorin ekuatorial, një shenjë se atmosfera tani po i përgjigjet ngrohjes së oqeanit, jo vetëm vetë oqeanit.
Si matet intensiteti i El Niño-s – Intensiteti i një El Niño matet nga sa temperaturat e sipërfaqes së detit rriten mbi mesataren në një zonë kyçe të Paqësorit.
Një ngjarje e fortë përkufizohet si një rritje prej më shumë se 1.5°C mbi mesataren; një ngjarje shumë e fortë si një rritje prej më shumë se 2°C.
Sipas parashikimit të qershorit të NOAA-s, “ekziston një shans prej 63 përqind për një El Niño shumë të fortë midis nëntorit dhe janarit, i cili do të renditej ndër ngjarjet më të mëdha të El Niño-s të regjistruara që nga viti 1950”, tha agjencia.
Ekspertët bëjnë thirrje për kujdes – Megjithatë, shkencëtarët bëjnë thirrje për kujdes gjatë interpretimit të implikimeve të këtij parashikimi: “Edhe ngjarjet shumë të forta të El Niños, nuk çojnë në ndikimin e parashikuar kudo, por ngjarjet më intensive mund ta rrisin ndjeshëm probabilitetin në favor të rezultateve të pritura”.
Paralajmërimi i OKB-së – Në ditët e fundit, OKB-ja kishte ngritur gjithashtu alarmin, duke shpjeguar se muajt e ardhshëm mund të jenë më të nxehtit ndonjëherë.
“Ajo që është e qartë nga mjetet e ndryshme të parashikimit, është se ngjarja do të jetë e fortë”, – shpjegoi parashikuesi i klimës i WMO-së, Wilfran Moufouma Okia, gjatë një konference për shtyp në Gjenevë.
“Përditësimi ynë i fundit sinjalizon kthimin e një ngjarjeje El Niño, – tha Okia, – e karakterizuar nga një zhvendosje drejt temperaturave më të ngrohta sipërfaqësore në Paqësorin ekuatorial. Kjo do të ndikojë në temperaturat globale, por gjithashtu do të ndryshojë modelet e reshjeve në të gjithë botën”.
El Niño i fundit – Fenomeni klimaterik “El Niño” i fundit, i cili goditi në vitet 2023-2024, ishte një nga pesë më të fuqishmit e regjistruar dhe kontribuoi në nxehtësinë ekstreme të vitit 2024, e cila deri më tani është e pashembullt për sa i përket temperaturave globale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje