Dosje

Ekzekutimi i shqiptarit në Gjermani, 42-vjeçari ishte pronar i një biznesi në Shijak

Gazeta Si - Mediat gjermane raportojnë identitetin e shqiptarit të vrarë në Krefeld mbrëmjen e të hënës.

Ai është është 42-vjeçari Mari Muka, i cili rezulton të jetë pronar i një biznesi në Shijak të Durrësit.  Mësohet se viktima kishte emigruar në Gjermani që prej vitit 2018.

Policia në Gjermani është vënë në kërkim të dy personave të dyshuar si autorë të vrasjes së 42-vjeçarit. Sipas policisë, dëshmitarët panë dy burra duke ikur në errësirë.

Një zëdhënës i policisë tha se shqiptari ishte një emër i njohur për policinë për krime të drogës dhe për vjedhje. Dyshohet se ai ishte i varur nga droga dhe jetonte në Gjermani prej 4 vjetësh.

“Po hetojmë të gjitha pistat e mundshme kriminale, por ajo që mund të themi është se 42-vjeçari nuk ishte viktimë e rastësishme”, tha prokurori Axel Stahl i pyetur nga mediat gjermane.

Sipas raportimit të BILD, dy autorët me sa duket kanë ardhur në Garnstraße në Krefeld me një Peugeot blu të vjedhur (targa ËES). Aty mesa duket kanë parkuar makinën dhe kanë pritur shqiptarin,

Të dy shkuan rreth 30 metra drejt shqiptarit, më pas dyshohet se kanë qëlluar katër të shtëna, dy mësohet se kanë qenë fatale në pjesën e kokës.

Autorët janë larguar në këmbë në drejtim të Unazës 'Alter Deutscher' dhe nuk dihet nëse ata hipën në një automjet tjetër.

Trupi i tij i pajetë u gjet në anë të rrugës nga kalimtarët. Megjithatë hetuesit gjermanë thonë se ai nuk ishte “kokë” në biznesin e drogës, por shpërndarës dhe përdorues vetë i lëndëve narkotike.

Të paktën 30 oficerë policie kërkuan të martën në zonën ku ndodhi ngjarja me qëllim gjetjen e armës së krimit, ndërsa në pyetje u morën edhe banorët e zonës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë