Ekonomi

Eksportuesit letër qeverisë: Hiq detyrimin për të punësuar persona me aftësi ndryshe. Jemi në gjendje të rënduar

Nga Gazeta ‘SI’ - Shoqata “Pro-Eksport Albania” me anë të një letre i ka kërkuar ministrit të ri të Financave, por edhe disa Ministrave të linjës, që të heqin detyrimin ligjor për të punësuar persona me aftësi ndryshe për bizneset në vend.

Në letër shoqata thekson se kjo është një periudhë shumë e rënduar për sektorin eksportues pas dëmeve të shkaktuara nga zhvlerësimi i euros, rrija e kostove, munges e likuiditetit etj.

“Duke vënë theksin me sa parashtruam më sipër, shtohet si kosto dhe detyrimi ligjor i Ligjit nr. 15/2019 e cila përtej impaktit social dhe ndihmës për grupet e veçanta që secili nga ne e mirëpret dhe ka qenë gjithmonë kontribuues, shton kostot e bizneseve të sektorit në rreth 8%, pa llogaritur këtu investimet e nevojshme për të krijuar ambjente pune të përshtatshme për personat me aftësi të kufizuar në fabrikat prodhuese” argumentojnë eksportuesit.

Shoqata thekson se sektori nuk është në gjendje të përballojë një taksë sociale të detyrueshme dhe kërkon nga ministri Mete, “reflektimin e duhur dhe ndalimin e aplikimit për një moment të dytë; Krijimin e një tavoline teknike (ose edhe në Këshillin Kombëtarë të Punës) ku diskutimet dhe analiza t’i lënë vendin më pas aplikimit të tiji kërkojnë eksportuesit Ministrisë.”


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë