Ka ndodhur

Eksploziv në mjetin e drejtoreshës së Operatorit të Kujdesit Shëndetësor në Shkodër, Suida Kuka

Një kuti e dyshimtë e gjendur në qytetin e Shkodrës pak minuta më parë, mësohet se ishte lënë plasëse që i ishte vënë mjetit të drejtoreshës së Operatorit të Kujdesit Shëndetësor në Shkodër, Suida Kuka.

Pakoja me eksploziv u shpërthye me komandim nga Renea dhe forcat xheniere dhe nuk shkaktoi asnjë lloj dëmi.

Ngjarja ndodhi pasditen e sotme në Shkodër, ku policia rrethoi menjëherë zonën pas lajmërimit për një pako të dyshimtë, në lagjen "Vojo Kushi".


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë