Shendet

Ekspertët të ndarë, pro dhe kundër vaksinimit të fëmijëve

Sëmundja mesatarisht tek  fëmijët që shfaqin simptoma zgjat gjashtë ditë, sipas hulumtimit nga  Kolegji "Kings" në Londër

Shumica dërrmuese e fëmijëve që preken nga Covid-19 nuk zhvillojnë simptoma, por ata zakonisht shërohen brenda një jave. Studimi, i botuar në revistën "The Lancet Child & Adolescent Health" analizoi 1,734 fëmijë që rezultuan pozitivë për Covid-19 afër fillimit të simptomave.
Një pakicë e tyre, rreth 77 fëmijë, ose 4.4 përqind - vazhduan të përjetojnë sëmundjen pas një muaji, ndërsa më pak se 2 përqind ende luftonin me simptoma përtej tetë javësh.
Tek ata simptomat më afatgjatë ishte lodhja, dhimbje koke dhe humbje të nuhatjes.
Profesoresha Emma Duncan, autore  e raportit, tha se ishte e sigurt që rastet e Covid të gjatë tek fëmijët janë të ulëta.
"Sidoqoftë, një numër i vogël i fëmijëve përjetojnë sëmundje të gjatë me Covid-19 dhe studimi ynë vërteton përvojat e këtyre fëmijëve dhe familjeve të tyre, kështu është  i nevojshëm imunizimi i popullatës së moshuar dhe të mesme," shton autorja.

Sidoqoftë, disa ekspertë kanë paralajmëruar se studimet e fundit kanë ndryshuar në mënyrë të konsiderueshme në vlerësimin e tyre të shkallës dhe ashpërsisë së Covid të gjatë midis fëmijëve, duke treguar për kompleksitetin dhe kuptimin e kufizuar të sindromës. Të dhënat e publikuara nga Zyra e Statistikave Kombëtare në Londës (ONS) në fillim të këtij viti treguan se 9.8 përqind e të rinjve nën 11 vjeç dhe 13 përqind e moshës 12 deri në 16 vjeç raportuan të paktën një simptomë të zgjatur pesë javë pasi ishin diagnoztikuar pozitiv.

Një raport i publikuar në prill zbuloi se një e katërta e fëmijëve të anketuar pas daljes nga spitali në Rusi  kishin simptoma më shumë se pesë muaj më vonë.
Dhe autorët gjithashtu pranuan se gjetjet e tyre ndryshonin nga shifrat e prodhuara nga ONS. Kjo mospërputhje ka të ngjarë të burojë nga mënyrat e ndryshme që të dy studimet përcaktojnë efektet afatgjata.

Covid-19 i zgjatur dihet se është një gjendje rikthyese dhe remituese dhe studimet që pranojnë një raport të zgjidhjes nënvlerësojnë prevalencën duke përjashtuar rikthimet.
Elaine Maxwell, një këshilltare shkencore në Institutin Kombëtar për Kërkimin Shëndetësor (NIHR), tha se "vlerësimet për Covid të gjatë varen nga mënyra se si matet".

"Pothuajse të gjitha studimet ndryshojnë në përcaktimin e rastit, kriteret e përfshirjes, përjashtimit dhe gjetjet e tyre pasqyrojnë faktin se ata janë duke matur gjëra të ndryshme. Prandaj, bërja e deklaratave të guximshme nga një studim i vetëm është i papranueshëm. Është shumë herët për të arritur në përfundimin se pak fëmijë do të përjetojnë simptoma në kohë të gjatë dhe duhet apo nuk duhet vaksinimi tek kjo popullatë,”shtoi ekspertja. /The Independent/Përshtati Gazeta Si


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë