Jete & Stil

Shqipëria mes më të bukurave të Europës

Shpesh herë në kërkim të destiancioneve përfekte për të kaluar disa ditë larg monotonisë së përditshme, njerëzit zgjedhin vendet të cilat janë më shumë të njohura,  duke udhëtuar kështu deri në  kontinetin tjetër.

 Meqenëse vera po fillon, Business Insider kërkoi mendimin e miqve, kolegëve si dhe disa nga ekspertëve më të mirë të udhëtimit në botë për të listuar destinacionet e tyre të preferuara që sipas tyre janë “lënë në hije” dhe që ja vlen ti vizitoni qoftë edhe për një fundjavë.

Dhe ka mjaftuar ky “search”,  për të listuar disa vende të cilat ofrojnë pamje të mahnitshme.

Shqipëria gjithashtu ndodhet në këtë liste.

Eksperti Neil Cartëright ka sugjeruar Tiranën, si qytetin ideal për të kaluar disa ditë. Neil e cilëson kryeqytetin shqiptar si një vend me shumë kulturë, ngjyra dhe argëtim.

1.Kotor, Mali i Zi
2.Porto, Portugali
3.Granada, Spanjë
4.Rovinj, Kroaci
5.Napoli, Itali
6.Liqeni Bled, Lubjanë
7.Tirana, Shqipëri
8.Bordo, Francë
9.Dalyan, Turqi
10.Talin, Estoni
11.Minsk, Bjellorusi
Athina, Greqi
Sighişoara,Rumani

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë