Kombetarja

Ekspedita kuqezi e Silvinjos fillon nga Italia, Zabaleta ka pjesën spanjolle

Gazeta Si – Vëzhgim në Shqipëri fillimisht dhe pastaj në Europë. Stafi i ri teknik i Kombëtares ka një plan të qartë pune dhe duke qenë se koha është e shkurtër deri në grumbullimin e parë, Silvinjo dhe Zabaleta do të ndahen në drejtime të ndryshme.

Kuptohet që Silvinjo do të bazohet te grupi i Rejës, por do të ketë edhe risi, sepse disa mungesa janë të sigurta për një kohë të gjatë. Në një intervistë për ‘Top Channel’, trajneri brazilian ka pohuar se pas Shqipërisë ai do të udhëtojë drejt Italisë për të parë lojtarët, pasi në këtë vend ka edhe më shumë kuqezinj.

Trajneri Silvinjo gjate nje takimi me trajneret e ekipeve kombetare te moshave. Gazeta Si, 12 janar 2023

‘Do të udhëtoj për të parë lojtarët, por puna fillon nga këtu. Kombëtarja është ndryshe, ti përfaqëson një vend, prandaj duhet ta jetosh këtë gjë. Kam pasur edhe një eksperiencë me kombëtaren braziliane dhe e kam kuptuar që të përfaqësosh një komb duhet ta kuptosh atë. Ne përfaqësojmë një komb dhe lojtarët duhet ta kuptojnë shumë shpejt që në fushë nuk tallet dot askush, aty duhet të japësh gjithçka.

Gjëja më e rëndësishme është që lojtarët të fiksojnë në kokën e tyre se këtu punohet dhe duhet seriozitet. Duam të bëjmë diçka të rëndëssihme, të kualifikohemi për në Euro 2024.

Udhëtimet për të parë dhe takuar lojtarët fillojnë nga Italia. Jo se është më afër, por kemi më tepër lojtarë. Më pas do të udhëtojmë në vende të tjera, ku janë lojtarët. Zabaleta do të merret më tepër me pjesën spanjolle, ndoshta në Portugali, pra do të lëvizim”, - tha mes të tjerash trajneri kuqezi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë