Ana e errët

Denoncimi i familjes: Vajza jonë me aftësi të kufizuara është shtatzënë nga përdhunimi

Pa u mbyllur zhurma e abuzimit me një të mitur në Babrru, një tjetër skandal seksual në një fshat të Tiranës ka vënë në lëvizje policinë. Burime të sigurta të gazetës "Si " bëjnë të ditur ekskluzivisht se një 27-vjeçare me probleme të shëndetit mendor është abuzuar seksualisht, por ende nuk dihet se kush është personi që e ka përdhunuar. Vajza, e cila jeton me prindërit dhe që ka probleme mendore dhe në të folur u konstatua shtatzënë nga mjekët e fshatit M. Ajo është në muajin e shtatë të shtatzënisë. Sapo mjekja ka kuptuar se vajza me inicialet L. M është shtatzënë , prindërit i janë drejtuar komisariatit numër 6. “Familja kërkon të mësojë kush është babai i fëmijës, dhe ne nuk dimë se si do ta zbulojmë këtë gjë”, tregoi për gazetën Si një nga agjentët. Por pavarësisht kësaj, 27-vjeçarja me probleme të shëndetit mendor është marrë në pyetje ashtu sikurse edhe i ati i saj.

Vajza jep një pretendim të sajin, duke treguar se kishte dalë në oborr, pasi kishte dëgjuar të lehurat e qenit.

“Pashë një njeri me kapuç që erdhi nga mbrapa dhe më vendosi duart në mes. Pastaj më mori me makinë dhe shkuam te depoja e ujit që gjendet mbi shtëpinë time. Aty më ra të fikët. Kur u përmenda pashë që po më qëndronte afër.

Babai i vajzës ka thënë vetëm një fjali para policisë, bëjnë me dije burime shumë të sigurta të gazetës Si. “Kërkoj të gjeni se kush është babai i fëmijës, ime bijë ka problem me trurin, është me të meta mendore dhe ka problem me të folurën. Dua të di kush abuzoi me të”, ka deklaruar 52-vjeçari.

Një burim tjetër tregoi për gazetën Si, se është marrë në pyetje edhe djali që vajza me probleme mendore e përmend shkurt. Por ai ka këmbëngulur se nuk jeton fare në fshat edhe pse aty ka prindërit. “Nuk e di pse ka përmendur emrin tim, bëjini ADN fëmijës, unë kurrë nuk e kam prekur”, ka dëshmuar i riu që më pas është lënë i lirë derisa agjentët të vërtetojnë me prova dhe përmes veprimeve të tyre se kush është personi që e përdhunoi të sëmurën mendore.

Ky material nuk lejohet të kopjohet, apo riprodhohet pa miratimin e Gazetës “Si”. Ai është pronë intelektuale e gazetasi.al dhe si i tillë mbrohet nga ligji


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë