Ekonomi

Ekonomitë më të mëdha në botë detyrohen të bëjnë më shumë shpenzime qeveritare

Qeveritë në të gjithë botën po nisin t’i përdorin më shumë politikat fiskale për të nxitur ekonomitë, ndonëse kjo lëvizje nuk po realizohet mjaftueshëm shpejt për të kënaqur bankat qendrore që shprehen të lodhura duke mbajtur të vetme të gjithë peshën e stimujve për nxitje ekonomike.
Në më shumë se gjysmën e 20 ekonomive më të mëdha të botës analistët presin buxhete më dorëlëshuara, në fjalë të tjera defiçite më të mëdha apo sufiçite më të vogla, krahasuar me pritshmëritë që kishin përpara 6 muajve sipas një parashikimi ekonomik nga Bloomberg.
Ekonomitë aziatike si Kina dhe Korea e Jugut po përdorin politikat fiskale për të zmbrapsur e përballuar efektet ekonomike të koronavirusit, virusi i cili ka paralizuar sektorë të tërë industrial e ka shkatërruar zinxhirët e furnizimit më produkte e shërbime, ndërsa qeveritë në Angli dhe Rusi kanë kohë që kanë hequr dorë nga zotimet e tyre për shtrëngime ekonomike.
Por përsëri rigjallërimi ekonomik botëror mbetet një pikë e largët për t’u synuar. Japonia së fundmi ka ngritur taksën e shitjes, Gjermania i ruan si të shenjta sufiçitet e saj dhe politikat nxitëse ekonomike në ShBA duket se janë bllokuar nga zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Dhe disa prej ndryshimeve në parashikimet e buxhetit janë konsekuencë e pritshmërive të dobta ekonomike, sesa nga shpenzimet e mëdha apo taksat më të ulta.
Teksa presim ministrat e financave nga grupi i 20 ekonomive më të mëdha të botës të takohen në Riyadh, kjo është një përmbledhje e parashikimeve të buxheteve dhe ndryshimeve të politikave në disa prej vëndeve kyç të këtij grupimi.

SHBA
Bilanci i Buxhetit

Parashikimi për 2020: -4.8% e GDP-së (defiçit)
Parashikimi për 2021: -4.8%
Presidenti Donald Trump ka ndërmarrë stimuj në formën e reduktimit të taksave, shpenzimeve më të larta qeveritare dhe ka marrë një rritje ekonomike si rezultat. Këtë muaj Trump paraqiti një propozim në buxhet për të reduktuar disa prej shpenzimeve qeveritare ndonëse premtimi i tij për të rritur heqjen e taksave ndaj shtresës së mesme ka qënë jo shumë i zbatuar. Por duket se asnjë propozim nuk do kalojë pa miratimin e demokratëve, kështu që ndonjë iniciativë e madhe fiskale do të jetë në letargji gjer në zgjedhjet e nëntorit.

Kina
Bilanci i Buxhetit

Parashikimi 2020: -4.8% (defiçit)
Parashikimi: 2021: -4.6%
Me industri dhe rajone të paralizuara nga virusi dhe qeverinë që vazhdon të jetë kokforte në objektivat e saj të vëna për rritje ekonomike, Kinës i mbeten si zgjidhje veçse stimujt fiskalë. Qeveria tha këtë javë se po përgatitet për masa shtesë duke përfshirë reduktimet në taksat e kompanive dhe tarifave të tjera. Ka gjer tani pakëz shtrengim në buxhet si rezultat i luftës tregtare me ShBA-në dhe ministri i Financave Liu Kun e afirmoi se “në periudhën afatshkurtër do të ketë sfida”. Por ai shtoi se “Kina duhet të jetë më largpamëse dhe t’i marrë hapat më me vendosmëri”.

Japonia
Bilanci i Buxhetit

Parashikimi 2020: -2.9% (defiçit)
Parashikimi 2021: -2.7%
Japonia ishte në rrezik recesioni edhe përpara përshkallëzimit të koronavirusit. Rritja e taksës së shitjes në tetor të 2019-ës kontribuoi në rënien e prodhimit ashtu siç rezultoi dhe dy herët e fundit që politika u provua. Ligjvënësit e aprovuan buxhetin suplemetar prej 29 miliardë dollarësh muajin e kaluar dhe stimujt e tij do të nisin në fund të Marsit. Por nga historia mund të themi se qeveria me shumë mundësi nuk do të arrijë t’a shpenzojë të tërën brenda kohës së caktuar.

Gjermania
Bilanci i Buxhetit

Parashikimi 2020: 0.7% (sufiçit)
Parashikimi 2021: 0.2%
Ekonomia më e madhe e Evropës është parë prej kohësh si një kandidat kryesor për lehtësimin fiskal, pasi ka shumë më pak borxh publik se fqinjët e saj. Banka Qendrore Evropiane dhe qeveria franceze po i bëjnë thirrje për veprim, prap për të rritur shpenzimet qeveritare. Por koalicioni i kancelares Anxhela Merkel ka nisur me stimuj të limituar në projektet me energji të rinovueshme e duket se s’ka ndërmend t’i hapë “portat e hekurta’ për nxitje fiskale në një vend ku disiplina e buxhetit mbetet simbol i virilitetit politik. Një reçesion i vazhdueshëm në prodhim dhe shpërthimi i koronavirusit mesa duket nuk janë të mjaftueshme për t’a rishikuar atë qëndrim të Bankës Qendrore Europiane.

Kryeministri i Anglisë Boris Johnson

Mbretëria e Bashkuar
Bilanci i Buxhetit

Parashikimi i 2020-ës: -2.4% (defiçit)
Parashikimi 2021: -2.6%
Kryeministri Boris Johnson ka dhënë sinjale se është i hapur ndaj idesë së rritjes së shpenzimeve qeveritare e ka kundërshtuar ministrin e financave që nuk ishte fort optimist për këtë nismë. Johnson dëshiron të focojë mbështetjen midis votuesve të klasës punëtore që ndihmuan në sigurimin e fitores së tij. Ai ka përshkruar planet për investime në infrastrukturë që shkojnë drejt zonave më të varfra në veri të Anglisë dhe kancelari i tij i ri është shprehur pozitiv ndaj lehtësimeve fiskale. Kjo është një lëvizje që bie ndesh me politikat e partisë së tij konservatore e cila është mburrur gjithnjë për disiplinën fiskale të mbajtur e është goditur nga kritikët për masat shtrënguese që ka marrë si rezultat.

Franca
Bilanci i Buxhetit

Parashikimi i 2020-s: -2.4% (defiçit)
Parashikimi 2021: -2.6%
Franca e mori iniciativën për stimuj fiskalë përpara se banka qendrore ta realizonte. Nën presionin e protestave të dhunshme të zgjatura të jelekëve të verdhë, presidenti Macron u detyrua të ofronte reduktim taksash që shkojnë gjer në 17 miliardë eurosh. Kjo ka kontribuar në mbajtjen e borxhit publik në 100% të prodhimit të brendshëm e duke e lënë Francën njëkohësisht për pakëz hapësirë për stimuj financiarë.

India
Bilanci i Buxhetit

Parashikimi i 2020-s: -3.7% (defiçit)
Parashikimi 2021: -3.5%
India i është përgjigjur bankës së saj qëndore për lehtësim të politikave fiskale për të nxitur ekonominë. Në shkurt, qeveria anoncoi shurtime taksash që do i kushtojnë qeverisë 5.6 miliardë dollarë të ardhurash. Këto reduktime taksash me shume mundësi do e heqin nga rruga për të arritur defiçitin e GDP-së nën 3% gjer në marsin tjetër.

Italia
Bilanci i Buxhetit

Parashikimi i 2020-s: -2.5% (defiçit)
Parashikimi 2021: -2.4%
Italia i ka rritur taksat e të ardhurave ndërsa ekonomia e saj po përjeton vështirësi dhe ka plane për ndryshime të mëdha fiskale duke nisur që nga tremujori i rradhës. Ajo gjithashtu ka prezantuar një taksë në shitjet dixhitale. Por vështirë se paratë shtesë do të shpenzohen të tëra. Italia në mënyrë të vazhdueshme ka vajtur kundër limiteve të shpenzimve buxhetore të vëna nga BE. Si rrjedhojë e këtë vit do t’a ketë të vështirë ta mbajë defiçitin në normën e caktuar nga BE e veçanërisht nëse vendi bie në reçesion.

Brazili
Bilanci i Buxhetit

Parashikimi i 2020-s: -5.5% (defiçit)
Parashikimi 2021: -5.3%
Qeveria e Brazilit i është dedikuar reduktimit të defiçitit. Mungesa e buxhetit në vitin 2019 ishte më e vogla në pesë vite, e kjo ishte e pjesërisht për shkak të disa njeksioneve të ardhurave duke përfshirë këtu e një ankand nafte. Teksa ministrat premtojnë masa më shtrënguese si rroga më të ulta për adminstratën publike ata mund të përballen me vështirësinë për t’i bindur politikanët e veçanërisht tani që në tetor janë e zgjedhjet bashkiake.

Kryeministri i Kanadasë Justin Trudeau

Kanadaja
Bilanci i Buxhetit

Parashikimi i 2020-s: -0.9% (defiçit)
Parashikimi 2021: -0.9%
Qeveria e kryeministrit Justin Trudeau ka dhënë një dozë stimujsh fiskalë duke i dhënë ekonomisë aq nxitje të nevojshme ekonomike sa për t’a ndaluar bankën qëndrorë në reduktimin e normave të interesit. Por aftësia e qeverisë federale për të ushqyer këtë rritje ekonomike pritet të zbehet në vitet e ardhshme duke marrë parasysh premtimin e Trudeau për uljen e raportit të borxhit publike me GDP-në.

Rusia
Bilanci i Buxhetit

Parashikimi i 2020-s: 1.1% (sufiçit)
Parashikimi 2021: 0.8%
Qeveria e Rusisë është duke u përgatitur të shpenzojë nga fondi i saj prej 124 miliardë dollarë, pas pesë vitesh pritjeje e masave më shtrënguese në botë. Ky shpenzim ka si synim të nxisë ekonominë dhe të përmirësojë standartet e jetesës gjatë madatit të fundit të Vladimir Putin-it si President. Shpenzimi shtesë këtë vit në infrastrukturë dhe mbështetje sociale mund të arrijë 1.3% të GDP-së. Ndërsa stimujt e tjerë ekonomikë mund të mos realizohen duke marrë parasysh e ligjin e buxhetit në Rusi që thotë se të ardhurat nga nafta me mbi $42 barrela duhen ruajtur e jo shpenzuar.

Korea Jugut
Bilanci i Buxhetit

Parashikimi i 2020-s: -1.3% (defiçit)
Parashikimi 2021: -1.4%
Korea Jugut pritet të deklarojë defiçitin e saj të parë që prej krizës financiare të 2008-ës ndërsa qeveria pritet të mbështesë rikuperimin në eksporte dhe shpenzimet konsumatore. Administrata e Moon Jae është duke mbushur me të ardhura buxhetin gjatë gjysmës së parë të vitit dhe po përgatitet për të mbështetur firmat e goditura nga Koronavirusi.

Australia
Bilanci i Buxhetit

Parashikimi i 2020-ës: -2.4% (defiçit)
Parashikimi 2021: -2.3%
Teksa ekonomia e Meksikës ishte në stanjacion vitin e kaluar Presidenti Andres Manuel Lopez Oprador ka vazhduar t’i mbajë të shtrënguara politikat e tij fiskale. Qeveria e tij i ka reduktuar shpenzimet e rrogave duke ndihmuar kështu në krijimin e një sufiçiti përpara pagesës së interesit prej 1.1% në 2019. Kjo situatë e lën bankën qëndore e cila për 5 vite rresht ka reduktuar normat e interesave t’a përballojë e vetme këtë situatë.

Guvernatori i Bankës Qëbdrore Indoneze  Perry Warjiyo

Indonezia
Bilanci i Buxhetit

Parashikimi 2020: -2.2% (defiçit)
Parashikimi 2021: -2.1%
Indonezia do të tregohet dorëlëshuare gjatë gjysmës së parë të vitit për të nxitur rritjen ekonomike e cila ka qënë me ritmin më të ngadaltë të rritjes prej 4 vitesh. Ndërkohë aftësia e saj për të injektuar më shumë stimuj fiskalë është e limituar nga tavani i defiçitit prej 3% të GDP-së. Kjo e lën peshën më të madhe të veprimit në bankën qëndrore e cila ndërmorri një tjtër ulje të normave të interesave ndonëse guvernatori Perry Warjiyvo insiston se banka nuk mund të jete lojtarja e vetme në nxitje ekonomike.

Arabia Saudite
Bilanci i Buxhetit

Parashikimi 2020: -6.8% (defiçit)
Parashikimi 2021: -6.1%
Rezultatet e buxhetit të Arabisë Saudite varen kryesisht nga çmimi i naftës, burimi i saj parësor i të ardhurave. Përpara së çmimi i naftës të binte qeveria priste një defiçit më të madh buxhetor në 2020-ën. Në përpjekje për të kufizuar rënien ekonomike ajo planifion të reduktojë shpenzimet me 3% në 2020-n dhe të vazhdojë reduktimin e këtyre shpenzimeve gjer në 2022-shin, e kjo pjesë e një plani më të madh të sektorit privat për të marrë një rol më influencues në ekonimnë e dominuar nga shteti i Arabisë Saudite.

Turqia
Bilanci i Buxhetit

Parashikimi 2020: -3.6% (defiçit)
Parashikimi 2021: -3.3%
Lehtësimi fiskal i ndërmarrë nga qeveria e Presidentit Rexhep Tayyip Erdogan duket se ka nxitur rritje ekonomike në Turqi. Qeveria ka shënuar për vitin e kaluar një defiçit vjetor rreth 3% të GDP-së e kjo gjatë kohës kur zgjedhjet lokale çuan në një lum shpenzimesh. Një përqindje e përafërt pritet e për këët vit në Turqi.

Më Shumë