Biznes

Ekonomia shqiptare jo më prodhuese/ Bizneset e shërbimit me xhirot më të larta

Nga Gazeta ‘SI’ – INSTAT ka publikuar të dhënat nga anketa e ndërmarrjeve për vitin 2023 duke raportuar një rritje me 3.4% të bizneseve aktive, në 117.292 të tilla në total.

Shitjet e bizneseve gjatë kësaj periudhe ishin në nivele minimale dhe u rritë me vetëm 0.7% duke arritur vlerën e 3.381 miliardë lekëve. Rreth 68% e këtyre shitjeve ishin nga sektorët e shërbimeve.

Numri i të punësuarve gjithsej në vitin 2023 ka qenë 559.922, duke u rritur me 2.2%, krahasuar me vitin 2022, por shumica e tyre, mbi 65% punojnë në sektorë të shërbimit dhe rreth 35% në sektorët prodhues.

Shitjet neto në vitin 2023 arritën vlerën 3.381 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej 0,7 % ndaj vitit 2022. Prodhuesit e shërbimeve zënë pjesën më të madhe të shitjeve neto të realizuara duke përbërë 67,5 % të shitjeve neto gjithsej.

INSTAT tregon se ka një rënie të vlerës së shitjes neto për të punësuar, në 6.039 mijë lekë nga 6.131 mijë lekë për të punësuar rezultuar në vitin 2022. Ky tregues është më i lartë tek prodhuesit shërbimeve (6.253 mijë lekë për të punësuar) në krahasim me prodhuesit e të mirave (5.640 mijë lekë për të punësuar).


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë