Ekonomi

Ekonomia rritet, ndërtimi çalon nga taksa e infrastrukturës

Sabina Veizaj-Energjia elektrike  e ka shtyrë përpara ekonominë në tremujorin e dytë të 2018-ës, kurse ndërtimi për të dytin tremujor radhazi ka çaluar në performancën e sektorëve.

Të dhënat e INSTAT për rritjen e Produktit të Brendshëm Bruto tregojnë se në tre muajt e dytë të vitit rritja ka qenë 4,32% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe prodhimi i energjisë ka ndikuar me 20,87% krahasuar me të njëjtën periudhë studimi. Sektori i ndërtimit ka kontribuuar negativisht në këtë rritje .

Maksim Muçi, kreu i Shoqatës së Ndërtuesëve e shpjegon performancën e dobët të ndërtimit duke iu referuar statistikave të INSTAT me taksën e 10-fishuar sipas tij të ndikimit në infrastrukturë.

“Arsyeja pse ndërtimi nuk po ecën, është se firmat nuk kanë lekë të paguajnë taksën e ndikimit në infrastrukturë. Nëse një firme që ka marrë leje për një ndërtesë 9 katëshe i duhet të paguaj 1mln euro taksë përpara fillimit të ndërtimit, ai nuk e nis fare ndërtimin.”- shpjegon për gazetën “Si” Z. Muçi.  

Taksa e ndikimit në infrastrukturë e parashikuar në vendimin bazë nr.59 datë 30.12.2015 I Këshillit Bashkiak “Për sistemin e taksave dhe tarifave vendore në qytetin e Tiranës” aplikohet në  8 për qind të çmimit për shitje për metër katror. Kurse bashkitë e tjera këtë taksë e kanë në masën nga 0,5- 3 %.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë