Ekonomi

Ekonomia gjermane shpresë për Europën…

Ekonomia gjermane ka qenë në stanjacion në fund të vitit që sapo lamë pas, me shumë mundësi ka evituar një recesion dy-fish më të thellë që po gllabëron zonën euro.

Zyra e statistikave ka parashikuar që ndikimi i kësaj karantine nuk do të ketë një impakt të egër si ai i pranverës  2020. Ajo vlerëson që prodhimi ka qendruar i sheshtë në tremujorin e katërt, duke i vënë kapakun një viti ekonomik ku tkurrja arriti në 5%.

Qeveria arriti një deficit në buxhet prej  4.8% të PBB-së t, më të lartin që nga 1995.

Gjermania është e para ekonomi e avancuar që ka publikuar të dhënat e PBB-së së 2020-ës, dhe ka performuar më mirë se vendet e tjera të BE-së. Ekonomistët parashikojnë që Franca dhe Italia të dyja kanë pësuar rënie gati 9% dhe PBB e Mbretërisë së Bashkuar mund të jetë tkurrur më shumë se 10%.

Dhimbja po përhapet edhe në 2021 pas shpërthimeve të reja me koronavirus të detyroi qeveritë të zgjasnin bllokimet. Akoma, Gjermania deri më tani ka rezultuar relativisht elastike, pjesërisht për shkak të mbështetjes së gjerë të qeverisë dhe sektorit të saj të madh të prodhimit.

"Do të jetë vendimtare për zhvillimet ekonomike se çfarë efektesh do të ketë bllokimi i dytë dhe kufizimet më të forta për të luftuar pandeminë, si dhe masat e mbështetjes së qeverisë," tha Albert Braakmann, kreu i llogarive kombëtare dhe çmimeve në zyrën e statistikave.

Zyra e statistikave do të publikojë shifrat zyrtare për tremujorin e katërt më 29 janar.

Prodhimi ka qenë një mbështetje e fortë për Gjermaninë në mes të krizës pasi fabrikat u përshtatën më lehtë ndaj kufizimeve dhe sigurisë sesa bizneset që mbështeten në ndërveprimet ballë për ballë. Sektori përbën rreth një të pestën e prodhimit të përgjithshëm dhe ka të ngjarë të ndihmojë në nxitjen e rimëkëmbjes pasi kërkesa globale të ndryshojë.

Restorantet, hotelet dhe shitësit me pakicë do të qëndrojnë të mbyllura të paktën deri në fund të janarit. Kancelarja Angela Merkel ka dhënë paralajmërime se 10 javë të tjera bllokimi mund të jenë të nevojshme për të frenuar një variant të ri të koronavirusit që rrezikon rritjen e infeksioneve. Një fillim i ngadaltë i fushatave të vaksinimit në të gjithë rajonin po i shton pasiguritë.

Bundesbank mbetet optimist edhe pse rimëkëmbja e Gjermanisë do të vazhdojë pas një ndërprerjeje në gjysmën e dimrit. Me rritjen e besimit ekonomik në të gjithë zonën e euros, Presidentja e Bankës Qendrore Europiane Christine Lagarde gjithashtu shprehu besimin në një reagim për bllokun e monedhës këtë vit.

"Ne duam që ekonomia gjermane të kthehet në rritje këtë vit," tha Ministri i Ekonomisë Peter Altmaier në një konferencë shtypi në Berlin pas publikimit të PBB-së. "Ndoshta pak më pak sesa pritej fillimisht për shkak të shpërthimit të ri të pandemisë - por një ngritje që mund të ndikojë vendet e tjera në Europë dhe në mbarë botën, dhe që mund të kontribuojë në një zhvillim pozitiv në ekonominë globale." / Bloomberg /


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë