Nga Gazeta ‘SI’- Ekonomia e Shqipërisë u rrit me 3.23% gjatë tremujorit të dytë 2023, drejtuar nga sektori i ndërtimit dhe ai imobiliar, me rritje respektive 15% dhe 12%
Ndërkohë sektori bujqësor dhe ai industrial kanë rezultuar me rënie 0.04 dhe 2.37%, po për të njëjtën periudhë.

Rritje të dukshme ka pësuar edhe grupi i aktiviteve argëtuese dhe artistike, me 12.4%, lidhur me sezonin veror. Informacioni dhe komunikimi u rrit me 8.4% gjatë tremujorit të dytë.
Sipas metodës së shpenzimeve, konsumi i popullatës pati një rritje prej 4% ndërsa ai i qeverisë me 9.3%.
Komponenti i Formimit bruto të kapitalit fiks u rrit me 11%. Eksportet e mallrave dhe shërbimeve u ulën me 1.48%, ndërsa Importet e mallrave dhe shërbimeve u rritën me 2.42%.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.