Ekonomi

Ekonomia e Kinës përkeqësohet. Mundësi të mëdha për një marrëveshje tregtare

Ngadalësimi i ekonomisë kineze po përkeqësohet. Kjo mund t'i ndikojë Kinës në incentiva për të riparuar marrëdhëniet tregtare me SHBA-të dhe të ndërmarrë më shumë hapa për të rimëkëmbur ekonominë e saj.

Të dhënat zyrtare të vendit të publikuara të hënën treguan se prodhimi industrial , një tregues i rëndësishëm për ekonominë kineze, është rritur vetëm me 4,4 % në Gusht krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ky tregues ka performuar më keq se në korrik, kur u rrit me 4.8%, rritja më e dobët në 17 vite.

Prodhimi industrial është i rëndësishëm sepse mat prodhimin e bizneseve të Kinës, sektorin e minierave dhe shërbimeve. Të dhënat më të fundit tregojnë se ka qenë më keq se rritja 5.2% që prisnin analistët e anketuar nga Reuters.

Edhe të dhënat e tjera prej Byrosë Kombëtare të Statistikave të Kinës ishin të varfëra. Shitjet me pakicë u ngadalësuan në 7.5% në gusht, teksa në korrik 7.6%.

Ekonomia e dytë më e madhe botërore po përpëlitet për shkak të luftës tregtare me SHBA-të. Kina po përballet gjithashtu Po përballet gjithashtu me sfidat e brendshme pasi përpiqet të mbështetet më pak në borxhin për të ushqyer rritjen.

Të dhënat e rfundit publikohen vijnë ndërsa marrëdhënia e tensionuar tregtare mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara duket se po përmirësohet, të paktën pak. Kina njoftoi javën e kaluar se do të përjashtonte sojën dhe mishin e derrit Amerikan nga tarifat. Kjo ishte e fundit në një seri hapash të ndërmarrë nga të dy vendet për t'u qetësuar përpara një raundi të ri të bisedimeve tregtare.

Shifrat e dobta të gushtit reflektojnë një "rrezik në rritje për ekonominë" ndërsa lufta tregtare zhvillohet, tha Ken Cheung Kin Tai, shefi i këmbimit valutor për Azinë në Bankën Mizuho në Hong Kong. "Kundër këtij sfondi, ka kuptim që Kina zbut qëndrimin e saj në bisedimet për tregtinë" dhe prezantoi plane stimuluese javët e fundit.

“Të dhënat e dobëta gjithashtu nxisin spekulimet se si Banka Qendrore e Kinës do të vazhdojë t'i përgjigjet ngadalësimit”, ka shtuar Cheung.

Banka Popullore e Kinës ka ndërmarrë disa hapa javët e fundit për të rritur ekonominë e vendit. Në fillim të këtij muaji, ajo uli sasinë e parave që bankat duhet të mbajnë në rezervë duke ulur raportin e kërkesës së rezervës për herë të parë në tetë muaj.

Kina gjithashtu ka lejuar që juani të zhvlerësohet në nivelet e tij më të ulëta në më shumë se një dekadë në javët e fundit. Por një monedhë më e dobët nuk ka të ngjarë të kompensojë plotësisht problemet me tarifat dhe kërkesën e ngadaltë globale, tha Martin Lynge Rasmussen, një ekonomist kinez. Ai tha në një deklaratë të hënën se Kina ka gjasë të vazhdojë të lehtësojë politikën monetare në muajt e ardhshëm.

Tommy Wu, një ekonomist i vjetër, gjithashtu tha se vendi duhet të ndërmarrë hapa të rëndësishëm për të stabilizuar rritjen. Parashikimet e tij thonë se ekonomia do të rritet 6.1% këtë vit dhe 5.7% në vitin 2020.

Banka Popullore e Kinës mund të konsiderojë një ulje të nivelit të kredisë afatmesme të saj, e cila është një normë kryesore e kredisë, tha Ting Lu, ekonomisti kryesor i Kinës për firmën japoneze të investimeve Nomura. Ai gjithashtu pret që qeveria të heqë kufizimet në sektorin e pronave më vonë këtë vit për të ndihmuar në stimulimin e blerjeve.

Zyrtarët kinezë kanë thënë se ata kanë mjete të mjaftueshme në dispozicion për të forcuar ekonominë.

"Ekonomia kineze po përballet me presion të caktuar rënës nga ngadalësimi i rritjes globale, proteksionizmit dhe rritjes së njëanshme," tha Kryeministri kinez Li Keqiang në një intervistë për mediet ruse, sipas një transkriptimi të botuar të hënën nga qeveria kineze. "Por ekonomia gjithashtu ka një rezistencë të madhe, potencial dhe hapësirë të mjaftueshme për të manovruar."

*Burimi: CNN Business


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë