Tre ekonomitë më të zhvilluara të eurozonës na treguan se i gjjithë rajoni mund të shmangë një recesion të thellë ekonomik edhe pse masat anticovid mund ta pengojnë atë.
PBB-ja e Spanjës u rrit me 0.4% dhe pse mendohej se do binte me 1.4%. Franca pati rënie më të ulët të nivelit të prodhimit nga sa u parashikua dhe Gjermania pati rritje të papritur.
Bizneset pavarësisht se kanë gjetur mënyra për t’i shpëtuar kufizimeve, e ardhmja e tyre duket e zymtë. Përhapja e vazhdueshme e infektimeve dhe vaksinimi i ngadaltë e kaotik në BE, do të nxisin nevojën për ndihmë të mëtejshme ekonomike.
Ekonomia e Gjermanisë pati një zhvillim prej 0.1% i cili u prit si "surprizë’’ pas rritjes së prodhimit vendas. Vetë Gjermania nuk pret një rritje të dukshme ekonomike gjatë tremujorit të parë, por parashikon një rritje prej 3% gjatë vitit 2021.
Dhjetorin e kaluar kërkesat për kredi në bankat e zonës së euros ishin në rritje. Tashme, Banka Qendrore Europiane lajmëron bankat në vendet e Europës të ‘’shtrëngojnë dorën’’ për shkak rë rritjes së rreziqeve të kredisë së huamarrësve dhe një tolerance më të ulët ndaj rrezikut.
Cmimi i prodhimit venas në Itali vazhdoi të bierë për 18 muaj. Rënia vjetore prej 2.3% ishte kryesisht për shkak të çmimeve të energjisë, të cilat ranë 8.2% krahasuar me një vit më parë.
Inflacioni në Spanjë shkoi nga niveli i 0.6% në -0.6%.
Çmimet e prodhimeve në Francë në dhjetor ishin poshtë 1.2% në vit, me rënie veçanërisht të forta për produktet e prodhuara dhe prodhimin e koksit dhe rafinimit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.